U tha se vdiq nga mbidoza/ Karamuço: Ja pse autopsia e Lear Kurtit është e dyshimtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentuar sërish rastin e rëndë të vdekjes së Lear Kurtit, i riu i cili humbi jetën disa javë më parë pasi u shoqërua në komisariatin e policisë.

Sipas ekspertit, autopsia përfundimtare që doli pak ditë më parë, ku thuhet se ai ndërroi jetë nga mbidoza ka një besueshmëri të ulët. Eksperti shtoi ndër të tjera se policia përballet me dy përgjegjësi që po hetohen nga Prokuroria, të cilat janë veprimet arbitrare si dhe mosdhënia e ndihmës në momentin që ai ka humbur ndjenjat.

“Mediat kanë nxjerrë raportin zyrtar mjeko-ligjor, toksikologjik, kur sipas tyre provohet se prania e drogës në organizëm ka sjellë ishemi dhe arrest kardiak. Nëse do t’i referohemi asaj që kemi diskutuar, kamerat që kemi parë, informacionet që na erdhi në atë kohë dhe deklaratave për shtyp të institucioneve, ka një dozë besueshmërie të ulët.

Janë të mbivendosura në disa dritë hije përfshirë këtu dhe mjekësinë ligjore sepse ka një deklaratë që nuk ka shenja dhune ndërkohë që në foto tregohet se ka një hematomë të madhe. Ai prononcim fillestar ka kompromentuar besueshmërinë e atij institucioni dhe kjo analizë nuk shkarkon policinë nga përgjegjësia e veprimeve arbitare.

Drejtuesi i AMP duhet të nxjerrë kamerat. E dyta, nëse ka një të drejtë familjare që mund ta ushtrojnë është ajo e riispektimit. Nëse ka dyshime është e drejta e tyre. Policia nuk mund të shkarkohet nga përgjegjësia tjetër e mosdhënies së ndihmës.”, tha Karamuço.

Të fundit

Aksident me vdekje në Tiranë, 15-vjeçari përplas të moshuarin

Specialistët e qarkullimit rrugor bënë arrestimin e shtetasit të mitur 15 vjeç, pasi në Yrshek, ditën e sotme, rreth...

Spitali i Tropojës pa mjekë, qytetarët: Shkojmë në Gjakovë për shërbimet bazë

Në qytetin verior të Shqipërisë, Tropojë, ka mungesë të theksuar të mjekëve specialistë duke e shndërruar spitalin e Bajram Currit në një urgjencë. Ekipi i...

“Mbylle gojën dhe hetohu”/ Kokalari sulmon Malltezin: Ti dhe familja jeni arsyeja…

Edhe pse prej më shumë se një viti është në arrest shtëpie, për shkak se akuzohet për dosjen “Partizani”, Jamarbër Malltezi ndjek me vëmëndje...

Aulon Kalaja: KQZ pranoi të më japë pamjet filmike të numërimit të votave

Kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, Aulon Kalaja, i cili nuk arriti ta fitonte dot mandatin pas përfundimit të numërimit të...

Ngjela: Situata penale e Berishës po rëndohet çdo ditë e më shumë!

Situata penale e Sali Berishës rëndohet nga dita në ditë, ku pas humbjes së thellë të zgjedhjeve të 11 majit, me rezultatin më të...

Lajme të tjera

Web TV