Zhdukja e Vis Martinajt/ Gazetari: Pa kufomë do të përfundojmë si në rastin e Jan Prengës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha ka folur për zhdukjen e Ervis Martinajt më 9 gusht të këtij viti dhe ecurinë e hetimeve.

Ai tha se sipas rrethanave dhe hetimeve nuk kemi të bëjmë me një sajesë, por me një ngjarje kriminale dhe dyshimi kryesor është se është eliminuar nga kundërshtarët e tij.

Sipas Artan Hoxhës, tre ditë më parë ka pasur tentativa për të mbledhur informacion.

“Në fakt kjo historia e inceneratorëve duket sikur e sfumoi pak, e nxori pak nga skena. Ervis Martinaj i ka ndërprerë kontaktet me njerëzit e vet, që kontaktonte vazhdimisht. Kur them kontaktonte, ai kontaktonte çdo dy orë, nëpërmjet telefonit, nëpërmjet programeve të kriptuara me njerëzit e vet. Në datën 9 gusht, pra nga mbrëmja e 9 gushtit deri sot, kanë kaluar më shumë se 3 muaj, kryeministri nuk ka folur më, policia nuk ka folur më, pra u bënë gati dy muaj nga momenti kur thanë që ne kemi një përgjigje, por na duhen dhe ca prova të tjera. Hetimet kanë vazhduar, pista kryesore ku po hetohet sot është pista…unë e kam nxjerrë më 22 gusht, që Ervis Martinaj është rrëmbyer dhe nga ai moment ka humbur çdo kontakt i tij. Dyshohet që është rrëmbyer, kjo është gjë që po hetohet, është tjetër gjë çfarë di unë. Nga ai moment që është rrëmbyer nuk ka më asnjë lloj kontakti. Dyshimi kryesor është që ai të jetë eliminuar nga kundërshtarët e tij.

Kundërshtarët e tij si asnjëherë tjetër formuan një aleancë që unë e kam quajtur sindikata e re e krimit në Shqipëri, janë të paktën 6 grupe kryesore në vend, e kam quajtur dhe Los Pepes për shkak të tolerancës që kam vërejtur nga agjencitë e zbatimit të ligjit për shkak të ngjarjeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur në zonën e Lezhës dhe Fushë-Krujës në atë kohë. Kemi më 17 korrik atentatin ndaj Brilant Martinajt në urën e Fushë-Krujës, në datën 22 korrik atentatin ndaj Ylli Ibrahimit dhe më 9 gusht, zhdukja e Ervis Martinajt. Minimalisht deri sot duhet të kishim një përgjigje. Familjarët duhet të kishin një përgjigje. Ervis Martinaj ka lënë bashkëshorten, 3 vajza dhe një djalë. Duhet të ketë një përgjigje për ta sepse duke u përpjekur që ngjarja të sfumohet në këtë formë, duke u përpjekur të anashkalohet nuk e ndihmon hetimin. Një nga tentativat për të mbledhur informacion për këtë ngjarje ka ndodhur para 3 ditësh, shpresoj të kenë gjetur ndonjë gjë. Por deri tani jemi larg faktit që të ketë një përgjigje përfundimtare, saktësisht se çfarë ka ndodhur.

Lexo edhe :  Rama vijon takimet në zyrën e tij! Çfarë pritet të ndodhë sot?

Dihet kush e shoqëronte Ervis Martinajn, dihet ku ka qenë dhe aty janë ndërprerë kontaktet për më tej. Sigurisht tani është bërë e vështirë. Pa kufomë do të përfundojmë si në rastin e Jan Prengës, ku në burg mbeti bahçevani, kemi që te Remzi Hoxha në 1995, kemi rastin e Eduart Belegut në 2011. Pra, në ngjarjet pa kufomë hetimet janë shumë të vështira për të ecur më tej. Por duke pasur parasysh se çfarë përfaqësonte Ervis Martinaj, rëndësinë që ka pasur ai në dekadën e fundit, faktin që ai ishte operatori më i madh në industrinë e lojërave të fatit; ishte një operator shumë i rëndësishëm në industrinë e fajdeve, plus kishte dhe biznese të tjera, duhet që ky hetim të ishte shumë i shpejtë dhe të kishte dhënë rezultate dhe të na çonte drejt një konkluzioni dhe të fashitej pikëpyetja nëse është eliminuar fizikisht apo është e sajuar. Të gjitha rrethanat e deritanishme, hetimet kanë anuar me bindje deri tashmë që kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale, pra nuk kemi të bëjmë me një sajesë për të humbur gjurmët, për t’u fshehur, të presë momentin dhe të kthehet kur kundërshtarët e tij të mos e presin dhe të godasë”, deklaroi Artan Hoxha.

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV