Kurti flet pas takimit me Vuçiç, fajëson Borell se hoqi dorë nga marrëveshja e BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dhënë një deklaratë të shkurtër për media pas takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, duke fajësuar kreun e diplomacisë së BE-së Joseph Borrell, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në takim.

Kurti tha se mosarritja e marrëveshjes me Serbinë, këtë të hënë, vjen si pasojë e heqjes dorë nga Borrell, prej propozimit të bërë nga vetë Bashkimi Europian.

“Në propozimin që na kanë sjellë ne ka qenë edhe afati, marsi i vitit 2023. Ne po vijmë këtu për t’u marrë vesh për marrëveshje që arrihet para marsit. Borrell hoqi dorë nga ky afat me keqardhje mund ta them, dhe nga propozimi i BE-së, po them me keqardhje sepse vetë e kanë propozuar marsin e vitit 2023 dhe gjithashtu propozimi është i BE-së”.

Kurti tregoi edhe se çfarë i tha Borrell për propozimin gjatë takimin që pati me të në Paris.

“Kur u takuam në Paris, Borrell tha se propozimi nuk është franko-gjerman, por i BE-së. Në rregull pra, por sot ai hoqi dorë nga propozimi i BE-së. Unë jam i gatshëm që të vij këtu, të zhvilloj takime, gjithmonë me strukturën dhe rendin e njëjtë. Marrëveshja finale dhe çështje aktuale edhe si puna e këtyre targave, por nuk bën njëra pa tjetrën”.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV