Tërmeti 5.6 ballë në Indonezi/ Rritet numri i viktimave, mbi 700 të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tërmet në ishullin kryesor indonezian Java ka vrarë të paktën 162 persona dhe ka plagosur qindra të tjerë, thotë agjencia kombëtare e fatkeqësive natyrore. Tërmeti me magnitudë 5.6 goditi qytetin Cianjur në Javan perëndimore, në një thellësi 10 kilometra.

Agjencia Kombëtare e Indonezisë për Zbutjen e Fatkeqësive (BNPB) tha se të paktën 162 persona kishin vdekur, qindra janë plagosur, më shumë se 5,000 njerëz janë zhvendosur në zonën e Cianjur dhe mbi 2,200 shtëpi janë dëmtuar.

Lëkundjet janë regjistruar në orët e mbrëmjes dhe shumica e personave që u dërguan në spital, u kuruan në qiell të hapur. Guvernatori i Java-s Perëndimore, Ridwan Kamil tha se më shumë se 700 njerëz u plagosën.

Megjithatë, ai shtoi se numri i të plagosurve dhe viktimave ka të ngjarë të rritet sepse kishte “shumë njerëz” ende të bllokuar në vendngjarje.

Tërmetet janë të zakonshme në Indonezi, e cila ndodhet në zonën e “unazës së zjarrtë” të aktivitetit tektonik në Paqësor. Vendi ka një histori tërmetesh shkatërruese dhe cunami, me më shumë se 2,000 të vrarë në një tërmet në Sulawesi të vitit 2018 .

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV