“Nga lundrimi në liqenin e Komanit te hiking në Valbonë”, Lonely Planet jehonë Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prestigjiozja amerikane “Lonely Planet” që boton guidat më të famshme në botë për udhëtimet, renditi para pak ditësh Shqipërinë ndër 30 destinacionet që duhen vizituar patjetër në vitin 2023.

Sakaq, së fundmi ka përshkruar më në detaje se çfarë mund të bësh në Shqipëri.

“Në pak vende mund të nisësh ditën në mal dhe ta mbyllësh në det. Bukuritë natyrore të Shqipërisë do ju lënë pa fjalë”, kështu shkruan Lonely Planet’s Best in Travel 2023.

Eksperti dhe shkrimtari Stuart Butler ka dhënë një itinerar katër-ditor në Bjeshkët e Nemuna.

Pse duhet të vizitoni Shqipërinë

Për shumicën e njerëzve, Shqipëria është një enigmë. Një vend që është në Evropë, por jo si pjesa tjetër e Evropës. Më pak e zhvilluar. Ndoshta më i egër rreth skajeve. Dhe kjo është ajo që e bën udhëtimin këtu kaq tërheqës. Gjatë viteve të regjimit komunist, kur feja ishte e ndaluar, udhëtimet e ndaluara dhe pronat u nxorën jashtë ligjit, kufijtë e Shqipërisë u mbyllën fort për shumicën e të huajve. Pasi periudha komuniste përfundoi në 1991, pak të huaj e vizitojnë edhe sot. Megjithatë, ata që e bëjnë këtë, zbulojnë një vend me male shkëmbore dhe një histori që shkon prapa në ditët e legjendave të mjegullta. Të vizitosh Shqipërinë është një aventurë e vërtetë. Por është një vend me zemër të ngrohtë, ku mikpritja, krenaria dhe tradita janë të ndërthurura, dhe një buzëqeshje miqësore është gjithmonë një vështrim larg.

Zbuloni Shkodrën

Shqipëria është një vend me një shpirt rural dhe për të kuptuar se si është vendi, duhet të shkoni drejt maleve, në veçanti Bjeshkët e Nemuna në veriun e largët. Këtu, është e mundur të bëni një udhëtim të mrekullueshëm katër-ditor duke parë pamje të thyera malore, shëtitje nga fshati në fshat, të udhëtoni me traget përgjatë gjatësisë të një liqeni të madh dhe të qëndroni në një nga zonat më të bukura urbane të Shqipërisë.

Dita 1

Aventura fillon në Shkodër, një qytet i konsiderueshëm bregdetar në veri. Thuhet se është një nga qytetet më të vjetra në Evropë, sigurisht që është një nga më tërheqësit në Shqipëri, me rrugë ku bie hije pasteli nga shtëpitë. Filloni ditën tuaj duke vizituar muzetë dhe pamjet në qendër të qytetit. Thelbi i koleksionit në Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi është puna e klanit Marubi, një familje fotografësh të shquar, imazhet e të cilëve kapin jetën e fshatit një shekull më parë. Më pikantja është një fotografi e bërë në vitin 1858: që përshkruan konsullin italian të veshur në një mënyrë që bie në sy (duke gjykuar nga numri i shpatave që mban duket se është gati për luftë) . Një muze tjetër, disi më i errët, Muzeu Site of Ëitness dhe Memory fokusohet te të burgosurit politikë në periudhën komuniste, kur njerëzit e Shqipërisë jetonin nën një nga diktaturat komuniste më të pamëshirshme, me dënime të gjata me burg, tortura dhe “zhdukje”.

Pas një mëngjesi të tillë, është koha e drekës. ‘Hipster-y Pasta e Vino’ shërben pjata kreative italiane si dhe klasike si makarona me karkaleca deti. Duhet të hani mirë sepse pasditja do të jetë tjetër aventurë. Merr me qira një biçikletë (shumica e hoteleve i japin me qira) dhe pedaloni 2,5 milje (4 km) në jug deri në Kalanë Rozafa. E vendosur në majë të kodrës të vetme aty, është ndërtuar kaq shumë kohë më parë (dhe është rindërtuar aq shumë herë) sa askush nuk e di saktësisht se sa të vjetra janë themelet e saj. Sot, pamjet nga muret e saj janë të mrekullueshme, vecanërisht në perëndim të diellit. Duken fshatrat, qyteti dhe grykëderdhja e Shkodrës.

Dita 2

Ne e dimë që jeni me pushime, por duhet të vendosni alarmin për fillimin e hershëm të kësaj dite. Në orën 6:30 të mëngjesit, një minibus do ju marrë (i gjithë udhëtimi nga Shkodra në Valbonë shitet si paketë nga të gjitha hotelet në Shkodër). Duhet rreth 1 orë e gjysmë për të shkuar deri liqenin e Komanit. Këtu keni kohë vetëm për të ngrënë diçka të shpejtë, për të pirë kafe para se të hipni në traget dhe të lundroni përmes liqenit të Komanit, i cili u krijua si pjesë e një projekti hidroelektrik në vitet 1970. Ndërsa udhëtimi zgjat të paktën tre orë, pamja të dhuron kënaqësi duke nisur nga rrëshqitja nën hijen e majave të maleve të afërta, dhe kalimi i fshatrave të vendosura në mënyrë të paarritshme dhe vilave të largëta bujqësore. Varka ndalon në Fierzën e vogël, ku do të hipni në një minibus tjetër për një udhëtim një orë larg në një rrugë gjarpërushe, derisa të mbërrini në fshatin Valbonë. Ka shumë të ngjarë që as të mos e vini re vendbanimin (shtëpi dhe bujtina), pasi sytë tuaj do të fokusohen në pamjen e majave malore me forma dhe pyjet e zonës.

Lexo edhe :  Kate Middleton është nusja mbretërore më e arsimuar në 300 vjet

Pasi të jeni vendosur në bujtinë tuaj, bëni një shëtitje të shkurtër pasdite. Rekomandohet ecje e këndshme 3 milje (5 km) vajtje-ardhje në një zonë në anën veriore të luginës, drejtpërdrejt përballë Valbonës. Kjo rrugë të con drejt pyllit. Por sigurohuni që t’i mbani sytë hapur: herën e fundit morëm një “dhuratë” shumë të freskët të lënë nga një prej arinjve të murrmë të zonës. Në atë moment zgjodhëm të vraponim për në bujtinë. Sa i përket këtyre të fundit, janë shumë komode, me dhoma të ngrohta private ndërsa pronarët e shtëpive janë shumë mikpritës.

Dita 3

Edhe sot duhet të zgjoheni herët në mëngjes dhe të vishni këpucët. Mund të bëni ecje për 5-7 orë, (koha totale varet nga aftësia juaj fizike dhe vendndodhja e akomodimit tuaj) lart dhe mbi Qafën e Valbonës (1900ft/1800m), pastaj deri në fshatin Theth. Nuk është një shëtitje veçanërisht sfiduese, por është mjaft e gjatë dhe gjatë verës disa seksione mund të jenë shumë të nxehta dhe të ekspozuara ndaj diellit. Rruga është mjaft e qartë dhe ka shenja të shpeshta të shtigjeve të kuqe dhe të bardha që të ndihmojnë për kthimin. Duhen rreth tre orë ecje për të arritur në pamjen e paharrueshme. Rrugës lart, do të ecni pranë disa kasolleve të vogla prej guri që shesin pije dhe ushqime, me familjet fermere dhe barinj që i drejtojnë (shumica prej të cilave flasin mirë anglisht) të lumtur për të treguar histori për jetën në Bjeshkët e Nemuna.

Duke u nisur nga ana perëndimore e qafës, kalohet nëpër pyll pothuajse gjatë gjithë rrugës. Lart, është kudo gjelbërim, ka pemë dhe gjethe jeshile të ndezura në fillim të verës që kthehen në portokalli dhe të kuqe të zjarrtë në tetor. Pas një afrimi të gjatë, por mjaft të butë drejt Thethit, do të gjeni një fshat të të mbushur me shtëpi të forta guri me çati prej rrase, me një kishë të vogël të shekullit të 19-të të ndëruar me gurë. Shtëpitë e bujtinave janë ndërtesa prej guri të stilit tradicional me çati të larta, me kënd të pjerrët. Darkat mbahen shpesh në stilin komunal dhe pas zhurmës së ecjes nga Valbona, ka gjithmonë një bisedë të ngrohtë mes të ftuarve dhe pronarëve. Shumica e vakteve janë gatime tradicionale shqiptare dhe mund të përfshijnë ushqime të tilla si tava e kosit, një lloj mishi i qengjit, vezëve dhe kosit. Me fjalë të tjera, ushqim i përsosur malor.

Dita 4 

Shumica e njerëzve kthehen në Shkodër mëngjesin e ditës së katërt, përmes një rrugë që zbret nga shpatet e maleve. Nga Shkodra në Tiranë mund të shkoni me makinë ose autobus në vetëm disa orë. Megjithatë, nëse mundeni, ju rekomandojmë të kaloni më shumë kohë në Theth dhe të bëni ecjen drejt Syrit të Kaltër, një ‘pishinë’ natyrale me ujë të freskët që ushqehet nga një ujëvarë e vogël. Është një vend i mrekullueshëm pikniku.

Të fundit

600 mijë euro për të prezantuar BBV? Arbana përgjigjet pas largimit nga Topi

Ish-moderatorja e Big Brother VIP Albania, Arbana Osmani, ka vendosur të ndajë mendimet e saj të qëndrueshme rreth çështjeve...

3 shenjat e horoskopit që e lëshojnë dorën thuajse gjithnjë me miqtë për para borxh

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

‘Ethet e Dengës’?/ OBSH ngre alarmin: Sëmundje virale, ka shënuar shifra rekord këtë vit

Epidemia e Etheve të Dengës po përhapet me shpejtësi në Karaibe dhe Amerikën latine, duke shënuar shifra record nga fillimi i vitit deri tani....

“Në Maj nisin faturimet e reja”/ Ja sa kilovati do të paguajnë furrat që tregtojnë bukë

2600 furra buke që operojnë në mbarë vendin nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Nga Lushnja, Zv/Kryeministria Belinda Balluku...

Meta denoncon në Prokurori: Më kanë vjedhur hard diskun në zyrën e PL!

Kreu i PL, Ilir Meta ka denoncuar në Prokurorinë e Tiranës se në zyrën e Partisë së Lirisë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një...

Lajme të tjera

Web TV