“Nuk kam frikë nga vdekja”/ Rrëfimi i gazetares që lufton për të disatën herë me kancerin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Nertila Haxhia rrëfeu në një intervistë me moderatorin Alban Musa betejën me kancerin. Kur ishte vetëm 24 vjeç kuptoi se diçka nuk shkonte me shëndetin e saj dhe u diagnostikua me kancer në gji. Përveç kësaj, iu desh të përballej dhe me problemet e shëndetit mendor.

Gjatë intervistës, Nertila rrëfeu se kërkoi ndihmë për të përballuar gjendjen e rëndë mendore. Megjithatë, siç tha ajo, falë ndihmës së marrë, familjarëve dhe forcës së madhe brenda vetes, është bërë më e fortë për ta kaluar këtë periudhë sa më lehtë.

“Unë do të luftoj prapë. Për aq kohë sa ishte aty herën e parë, luftova, erdhi herën e dytë, iku dhe erdhi prapë. Nëse ka vendosur të lozë, do të loz dhe unë.”, u shpreh ajo.

Nertila është nënë e një vajze, dhe siç theksoi gazetarja, e bija u bë qëllimi kryesor në jetë për të luftuar.

“Vajza u bë i gjithë qëllimi i jetës time se duhet t’ia dal. Forcën e kam kërkuar te vetja. Kam kapur psikologun, mjekun, e kam krijuar vetë forcën duke kërkuar. Jam forca e vetes time. Nëse më thoni se ca është kjo forcë me e madhe sesa vetja jote, kam një përgjigje është zoti.”, tha ajo.

Siç shtoi Nertila, goditja më e madhe që ka marrë nga kjo sëmundje ka qenë fakti se nuk do të mund të bëjë më fëmijë. Gjatë bisedës me moderatorin, Nertila tregoi se gjatë kësaj periudhe ajo është përballur me shumë probleme të tjera, siç ishte ndarja nga babai i vajzës së saj.

“Goditja më e madhe që më ka dhënë sëmundja, nuk kam mundësi të kem një fëmijë tjetër. Kur bëra 30 vjeç kam shkuar në një shtëpi për fëmijë në Tiranë. Dua të bëj një regjistrim për fëmijë tjetër. I dija dhe kushtet ligjore se si mund të merret një fëmijë aty. Arsyeja pse mu refuzua ishte se nuk kisha shtëpi.”, tha ajo.

Lexo edhe :  Evropa vendos gjoba për turistët problematikë!

 

Të fundit

“Liverpool po tallet me Bayernin, i shiti një lojtar të mbaruar”

Dietmar Hamann ka kritikuar Bayern Munich për blerjen e Luis Diaz, duke shtuar se Liverpooli po ‘qesh’ me marrëveshjen. Ish-mesfushori...

Gramsh e Delvinë, banorët largohen drejt zonave të sigurta

Narta është zona më e prekur nga zjarret. Banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Bashkë me vete kanë marrë edhe bagëtitë...

Delvinë, ndërhyn për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia

Pas situatës mjaft të rënduar në Delvinë, sot ka ndërhyrë për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia. Flakët në këtë zonë po përhapen me...

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por pas mesditës shumë vatra janë...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

Lajme të tjera

Web TV