U mbajt disa ditë më temperaturë në shtëpi, humb jetën fëmija 10-vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një fëmijë i mitur ka humbur jetën nga temperature e lartë.

Ai kishte temperaturë për ditë të tëra, më pas gjendja e tij u përkeqësua papritur deri në atë pikë sa pësoi një arrest kardiak, i cili rezultoi fatal për djalin 10-vjeçar banues në Legnano (në rrethinat e Milanos).

Sipas mediave italiane, i mituri u dërgua në urgjencë nga familja e tij rreth orës 7 të mëngjesit, por përkeqësimi ndodhi pikërisht gjatë rrugës për në spitalin e qytetit.

Mjekët u përpoqën për rreth dyzet minuta, por më pas u dorëzuan dhe lajmëruan prindërit për vdekjen e fëmijës.

Sot dhe nesër do të kryhet autopsia për të zbardhur shkaqet e vdekjes së pacientit në moshë shumë të re, i cili mesa duket nuk kishte simptoma të tjera përveç rritjes së temperaturës.

Në këtë periudhë janë në rritje rastet e gripit, i cili prek shpesh fëmijët.

Alessandro Rossi, kreu i sëmundjeve infektive, nënvizoi se “këtë vit epidemia e gripit ka arritur nivele të larta. Rastet me të cilat kemi hasur ne mjekët e familjes janë të shumta, sidomos në mesin e të rinjve dhe fëmijëve”.

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV