“Junior dhe Senior jam i njëjti”/ Rama në Kuvend: Këtë vit përmbytjet ishin shumë më pak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën në Kuvend duke devijuar nga debati i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha për Portin e Durrësit dhe duke folur për përmbytjet në qarkun e Shkodrës. Pas pyetjeve të deputetit Ferdinand Xhaferri se a është i njëjti Ram që ka folur dikur për përmbytjet para se të vinte në pushtet, Rama tha se ai është njësoj. Kryeministri vazhdoi të argumentojë se përmbytjet janë shumë më pak nga vite më parë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Meqë do e marr fjalën, përgjigjen për Rrugën e Arbrit do e jap të plotë. Lexova që shqetësimi kryesor është kush shpallet gjendja e emergjencës, gjendja e emergjencës ka një kuadër të plotë ligjor. Nuk doja të hyja në krahasime, por janë faktet që flasin qartë, ai sinkron që është nxjerrë nga një moment katastrofik i vendit, ajo ishte e vërtetë, dje dhe sot. Ndërkohë që për ta ilustruar sinkronin dhe për tju thënë se Rama junior dhe Rama senior është i njëjti person. I qendroj fjalë për fjalë atyre që kam thënë. Asokohe u përmbytën 25 mijë  ekusur hektarë, vetëm në Shkodër, nga të cilat, 14 mijë referuar pamjeve të asaj kohe. Sipërfaqja e përmbytur ka qenë shumë më shumë, përmbytja nuk lidhet me kaskadën. Shifra është e plotë, nuk i referohet vetëm Shkodrës por edhe Lezhës. Në Durrës ka një pasqyrë të qartë se çfarë ka ndodhur me atë që keni bërë ju. A mendon qeveria ti spostojë këta njerëz? Kjo nuk bëhet me mendon apo jo, por duke bashkëpunuar të gjithë bashkë, sepse ju e dini çfarë ndodh nëse e bëjmë dhe ne si na suleni ju pastaj, qeveria po shpërngul votuesit tanë. Banorët e prekur zyrtarisht janë shifrat e bashkisë, tani janë vetëm 130 vetë të evakuuar nga 14.285 në kohën e sinkronit. Ka përmbytje e përmbytje.

Të fundit

Rama falenderon homologun spanjoll: Mirënjohës për mbështetjen

Kryeministri Edi Rama falenderoi homologun e tij spanjoll, i cili e uroi për fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. “Falemnderit...

Berati vijon numërimin e votave, kush janë emrat që futen në Kuvend

Vijon numërimi i votave për kandidatët në qarkun e Beratit. PS merr 5 mandate, duke siguruar karrige në Kuvendin e ri Ervin Demo dhe Enriketa...

Kryeministri i Kroacisë uron Ramën: Me kënaqësi të marr pjesë në samitin

Kryeministrisë i Kroacisë, Andrej Plenkovic, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tij të katërt dhe shpreh kënaqësinë për pjesëmarrjen në...

Gonxhja për rezultatin e opozitës në zgjedhje: Më dhimbset PD, janë krejtësisht ‘out’

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story” në Top Channel, komentoi zgjedhjet e 11 majit...

Edvin Kulluri: Ka dështuar e gjithë opozita, edhe partitë e reja

Edvin Kulluri, nga “Djathtas 1912”, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të...

Lajme të tjera

Web TV