Ndërhyrjet për kreun e ri të SPAK, trysnia e Yuri Kim bie në KLP

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të përzgjedhë një nga tre kandidaturat e paraqitura për kreun e ri të SPAK, por fakti që reagoi amsadaorja amerikane Yuri Kim, mbi dyshimin për “mungesë transparence” dhe “manipulime”, ka vënën në trysni KLP-në. Çfarë pritet të ndodhë deri më 15 dhjetor kur do të shpallet drejtuesi i SPAK dhe “lobimet” që po kryhen nga shumë anë.

Tre kandidatë janë vetëofruar për të qenë në krye të SPAK (Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar), por vetëm njëri prej tyre do të përgjidhet dhe gjasat janë që të kalojnë në një dyshim të fortë se ka rrezik të ndërhyrjeve dhe procesi jo të pastër. Të paktën këtë ka lënë të kuptohet qartë ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim. Përzgjedhja e njërit prej tre kandidatëve Altin Dumani, Adnan Xholi dhe Edvin Kulluri do të kryhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP). Është pikërisht ky institucion i cili tashmë është vënë në trysni, pas qëndrimit të bujshëm të ambasadores amerikane Yuri Kim, pak kohë para se të emërohet kreu i ri i SPAK. “Tani që janë konfirmuar kandidatët për kreun e ardhshëm të SPAK-ut, është thelbësore që procesi të jetë transparent në mënyrë që shefi i ardhshëm të zgjidhet në bazë të kualifikimeve dhe historikut dhe të jetë i aftë dhe i vendosur për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit, krimit i organizuar”-tha Kim. Deri në këtë qëndrim gjithçka dukej normale, por në rreshtat e mëposhtëm të ambasadores doli “lajmi i madh”, pasi ka dyshime se po tentohet nga politika, njërëzit e drejtësisë dhe ndikues të tjerë që të vendoset në krye të institucionit më të rëndësishëm hetimor i preferuari i tyre. “Procesi i përzgjedhjes duhet të jetë pa manipulime nga ata që kërkojnë të bllokojnë apo ndikojnë në drejtësi, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë. SPAK – si reforma në drejtësi – duhet të jetë e ardhmja e Shqipërisë”, shkruan Kim. Ky qëndrim i ambasadores nuk lë aspak shije të mirë për drejtësinë e re. Ndonëse ajo mori 140 vota në vitin 2016, nga të gjithë deputetët e Shqipërisë, rrugës deri në krijimin e saj pati problematika të shumta. Vetëm para tre vitesh u vu në funksion SPAK, një strukturë nga e cila pritej shumë, pasi mbi bazën e ngritjes së saj presupozohej që do të hetonte korrupsionin në nivele të larta, duke nisur nga drejtorë drejtorie deri tek presidenti i vendit. Ajo që prisnin qytetarët ishte ndëshkimi i politikanëve të korruptuar nga secila ngjyrë partiake, por deri më tani SPAK nuk ka justifikuar emrin e madh që ka. Pavarësisht disa statistikave që tentojnë të ngjallin optimizëm, dy ish-ministra në burg, një deputet dhe një kryebashkiak janë shumë pak për institucionin më të rëndëishëm hetimor në vend.

Lexo edhe :  "Fitore as që bëhet fjalë", Rama ironizon Berishën: Këneta s'ka sy për qabe

Dyshimet për ndërhyrje

Ajo që ka folur më shumë për tentativë ndërhyrje, apo edhe ndërhyrje të politikanëve të nivelit të lartë në SPAK ka qenë ambasadorja amerikane. Ajo ka kërkuar gjithnjë që të vihen para përgjegjësisë zyrtarë apo ish-zyrtarë të lartë që janë kapur në shkelje të ligjit. Ndonëse në disa raste shprehte shenja optimizmi, tashmë ambasadorja në fundin e mandatit të saj ka konstatuar jo pak problematika në sistemin e ri të drejtësisë. Njëra prej tyre lidhet pikërisht me kreun e ri të SPAK. Tashmë barra bie në Këshillin e Lartë të Prokurorisë të cilët presin që të marrin në dëgjesë të tre kandidatët dhe më pas duke nisur nga eksperienca e secilit prej tyre, aftësia profesionale dhe integritetit do të përcaktojnë pikët për të përzgjedhur drejtuesin e ri. Fakti që ambasadorja vendosi të reagonte publikisht nëpërmjet rrjeteve sociale mbetet tregues se tashmë KLP nuk është vetëm nën “ndikimin” e lobeve politike që kërkojnë “njeriun e tyre” në krye të SPAK, por edhe të ambasadores Kim. Preferencat për secilin kandidat janë njëra anë e përzgjedhjes, por rregullorja e ka të përcaktuar qartë se fiton kandidati më me përvojë dhe integritet. Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbetet organ i rëndësishëm pasi përzgjedh prokurorët e SPAK, bën emërime në prokuroritë e rretheve, apo së fundmi do të ketë në duar drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme.

Të fundit

Edmond Llabani emërohet drejtor i komanduar i burgut të Peqinit

Pas dorëheqjes së papritur të Florenc Dokës, Edmond Llabani është emëruar drejtor i komanduar i burgut të Peqinit, deri...

G Bani shpërthen kundër Laertit: Hipokrit që vë gjoba!

Ish-banorët e këtij edicioni të “Big Brother VIP” nuk kanë pritur të shtunën për t’u përballur me njëri-tjetrin, por kanë zgjedhur intervistat dhe rrjetet...

PS ankohet në KQZ për votën e emigrantëve: Kompania private s’po zbaton detyrimet!

Partia Socialiste i ka drejtuar një letër ankesë KQZ-së, ku evidenton një sërë problemesh të hasura gjatë procesit të votimit nga jashtë vendit, duke...

Evropa e siguruar, Shqipëria në ndjekje: Trendet e reja të udhëtimeve të sigurta

Komisioni Evropian i Udhëtimeve, organizatë jofitimprurëse ndërkombëtare, në një sondazh zbuloi se rreth 60% e evropianëve blejnë polica sigurimi kur planifikojnë pushimet e tyre. Një...

Rama batuta me të riun në Belsh: Po shihte në telefon çfarë po i thoshte zoçka!

Kryeministri Edi Rama pati një moment komik me njërin prej të rinjve në Belsh gjatë takimin elektoral me ta, ku iu drejtuar duke i...

Lajme të tjera

Web TV