Një tjetër goditje për Berishën, kreu i partisë opozitare nuk i bashkohet me 6 dhjetor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi bëri me dije se nuk do të jetë i pranishëm në protestën e 6 dhjetorit të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha në të njëjtën ditë kur krerët e BE-së, do të vizitojnë Tiranën në kuadër të samitit për Ballkanit Perëndimor.

I ftuar në emisionin ‘Kontrast’, Idrizi tha se kjo ishte hera e parë në 2 mijë vite që 30 krerë shtetesh do të vizitonin Shqipërinë.

“Duhet të ketë qenë një vendim jo i lehtë për Berishën. Simbolika, çfarë ndodh në 6 dhjetor? Në 2 mijë vite nuk besoj të vijnë 30 kryetarë shtetesh në Shqipëri. Ne të gjithë e kemi ndjerë paragjykimin ndaj nesh jashtë shtetit. Është një rast i jashtëzakonshëm që 30 kryetarë shtetesh vijnë në Shqipëri,. Sigurisht që besoj se ka qenë një vendim jo i lehtë për të bërë një protestë”– u shpreh Idrizi.

Ai shtoi se qeveria duhet të bënte pjesë të protokollit shtetëror edhe opozitën gjatë samitit që do të mbahej në Tiranë.

“Kryetarët e shteteve të BE-së po vijnë për Ballkanin Perëndimor. Tani ne të opozitës jemi në Ballkanin Perëndimor apo jo. Prandaj duhet që Rama të bëjë pjesë të protokollit edhe opozitën. Në këtë samit që do të mbahet në Tiranë opozita duhet të jetë pjesë e protokollit shtetëror dhe kjo protestë është një protesët që i kalon ato linja të qarta të cilat duhet të na bëjnë ne si shqiptarë të kapërcejmë mbi veten tonë. Besoj se ka vende të tjera se ku mund të bëhen kritikat. Nuk jemi më vend i izoluar, opozita ka trupa diplomatikë ku mund të adresojë çështje”-u shpreh kreu i PDIU.

“Unë e kam marrë vesh nga mediat se lideri i pozitës do bëjë një protestë. Mua nuk më ka thënë njeri asgjë që do ketë protestë, do bëjmë këto gjëra etj etj. Nëse diksu nga ata që janë rreshtuar në partitë opozitare, ka ardhur qoftë edhe njëherë në organizime të bëra nga ne për çështjen Çame unë do shkoja qoftë për solidaritet.

Nuk është rasti im as i PDIU-së. Një ndër kauzat më kryesore për ne është drejtësia për çështjen e Çamërisë ku ka një ligj, kemi bërë me dhjetëra dhe qindra proteste. Nëse ka ardhur qoftë edhe njëherë të vetme. Më vjen keq për kompleksitetin që kanë karshi Greqisë dhe për paburrërinë ndaj Çështjes Çame”– shtoi ai.

Të fundit

Publikohet lista me 28 aplikacione që duhen fshirë nga celularët, mund t’ju rrezikojnë

Këto aplikacione kanë qenë në Play Store për më shumë se 9 muaj. Konkretisht, ata kanë qenë në Play...

“Erdhi fituesja e Big Brother…”, deklarata nga jashtë ndez debatet mes banorëve

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më...

Meloni zbulon bisedën me Makron për propozimin e dërgimit të trupave në Ukrainë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zbuluar se i shprehur presidentit francez Emmanuel Macron mospajtimin e saj me komentet e tij të para disa javëve...

Itali/ Ngarkesa 1 ton shkëputet nga vinçi dhe zë poshtë shqiptarin , humb jetën në vend

Një shqiptar 52-vjeçar ka humbur jetën në Itali ditën e sotme pasi një ngarkesë me materiale elektrike, me peshë rreth një ton, u shkëput...

‘Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo’/ Avokati për Ilir Metën: I sëmurë psiqik…

Avokati Idajet Beqiri tha në Studio Live se Ilir Meta mori floririn e Kërrabës dhe tashmë ka blerë një minierë zinku në Kongo, me...

Lajme të tjera

Web TV