Tronditëse/ 70-vjeçari masakron me sëpatë gruan e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prishtina është tronditur sot nga një vrasje e rëndë që ka ndodhur në rrugën “Mark Isaku”.

Një 70-vjeçar atje dyshohet se e ka vrarë me sëpatë gruan e tij të moshës 63-vjeçare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në Polici, derisa Prokuroria ka paralajmëruar se do të bëj kërkesë për paraburgim.

Detaje për rastin ka dhënë edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës. Sipas komunikatës së Prokurorisë, 70-vjeçari dyshohet se e ka mbytur gruan me sëpatë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar personi me inicialet I.G. (1952) për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, sipas KPRK-së. Sot, rreth orës 04:40, në Stacionin Policor Qendra, është paraqitur personi i lartcekur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. “Mark Isaku” në Prishtinë”, ka njoftuar Prokuroria.

Prokuroria ka thënë se motivi i vrasjes ende s’dihet, derisa ka paralajmëruar se do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.

“Aktualisht, nga hetimet fillestare nuk dihet motivi i kryerjes së këtij akti, derisa Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, si dhe në koordinim me policinë do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore për t’i sqaruar në plotëni rrethanat e këtij rasti”, thuhet në komunikatë.

Të fundit

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

“Po firmoste, doli për kafe dhe… u zhduk!”

Guillermo Ochoa është protagonisti i një prej historive më të çuditshme të merkatos në futboll. Portieri meksikan ishte vetëm një hap larg firmës me...

Deputetë më 11 maj, 3 zv.ministra lirohen nga detyra

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme ndryshime në përbërjen e disa institucioneve. Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se janë liruar nga detyra...

Lajme të tjera

Web TV