VIDEO/ Mbyllet në barazim sfida Holandë-Ekuador, latinët “kockë e fortë” për tulipanët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I duhej një tjetër fitore, për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër, megjithatë Holanda nuk ia ka dalë të shkojë përtej barazimit 1-1 ndaj Ekuadorit, duke lënë të hapur gjithçka në grup.

“Tulipanët” e nisën vrullshëm ndeshjen dhe morën avantazhin që në minutën e 5-të me anë të Gakpo, i njëjti që shënoi gol edhe ndaj Senegalit, megjithatë vetëm kaq, pasi amerikano-latinët erdhën vazhdimisht në rritje.

Pas disa mundësive, Ekuadori ia doli të shënojë në shtesën e pjesës së parë, por goli u anulua për një pozicion jashtë loje të një ekuadoriani, i cili nuk preku topin, por ishte para rrezes së portierit.

Megjithatë festa e ekuadorianëve nuk mund të ndalej më në fillim të pjesës së dytë, teksa pas grushtimit të Noppert, Enner Valencia ishte në vendin e duhur për ta shtyrë në rrjetë dhe për të shënuar golin e tretë që e bën golashënuesin më të mirë ët Botërorit deri tani.

Pak minuta më vonë Ekuadori iu afrua edhe golit të fitores, por këtë herë traversa i mohoi përmbysjen e madhe, teksa vlen të theksohet se ndonëse me 4 pikë, Holanda nuk bind pas dy ndeshjeve të para.

https://youtu.be/DQoJnvhqW2o

Të fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ SPAK bën bilancin: 39 procedime penale të regjistruara!

Prokuroria e Posaçme ka bërë bilancin lidhur me krimet zgjedhore në vend gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. SPAK informon...

Të paktën kërkojini falje Lulëzim Bashës

Shpëtim Luku Në politikë rrallë ndodh që dikush të marrë një vendim të drejtë kur ai është i vështirë, i papëlqyeshëm dhe me kosto personale....

PD rrezikon edhe në listën e mbyllur, dy deputetët “e sigurt” mund të mos marrin mandatin

Humbja e thellë që po pëson Partia Demokratike në disa prej qarqeve të vendit, po i prek asaj edhe listën e mbyllur të deputetëve. Kështu,...

PD-ja po paguan gjithçka ka bërë, shumë më dobët se me Bashën në krye!

Sipas projeksioneve deri më tani, PS-ja është në krye të garës zgjedhore, me 83 mandate, për të shkuar drejt mandatit të katërt. Ish-deputeti i PS-së,...

I qetë dhe sportiv, Edi Rama shkon në selinë e PS-së

Teksa rezultatet e deritanishme nga KQZ-ja e nxjerrin Partinë Socialiste fituese absolute të zgjedhjeve të 11 majit, Edi Rama ende nuk pranon të bëjë...

Lajme të tjera

Web TV