VIDEO/ Argjentina mposht Meksikën dhe merr tre pikët e para, Messi shënon një super gol

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Argjentina siguron suksesin e parë në Kupën e Botës, Katar 2022, por përfaqësuesja “Albiceleste” i falet përsëri kapitenit dhe njeriut lider, Lionel Messi-t.

7 herë fituesi i “Topit të Artë” ishte përcaktues në triumfin ndaj Meksikës, në një sfidë shumë të ekuilibruar dhe ndaj një kundërshtar shumë të mobilizuar në mbrojtje.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, në një fraksion ku meksikanët provuan të testonin mbrojtjen argjentinase, ndërsa të besuarit e Scaloni-t u treguan të saktë në prapavijë, por jo kërcënues në portën e Meksikës.

Fraksioni i dytë solli një panoramë tjetër, me Argjentinën që e zhvendosi kundërshtarin në metrat e fundit, duke dominuar në çdo aspekt dhe pse goditjet në portë ishin pika më e dobët e Messi-t me shokë.

Në mesin e pjesës së dytë, në minutën e 64-të Messi veshi “kostumin” e superheroit, duke realizuar një perlë të vërtet nga distance, një gol personal dhe një gol “alla” Messi, me numrin 10-të I cili jo vetëm u çlirua në aspektin personal, por ndryshoi të gjithë mentalitetin e skuadrës.

https://youtu.be/WPsxZRaVwnY

“Pleshti” shënoi golin e dytë në këtë Botëror dhe të tetin në karrierën e tij duke barazuar legjendën Diego Armando Maradona, por edhe rivalin e tij të përjetshëm, Cristiano Ronaldo.

1-0 dhe meksikanët provuan të reagonin, por e kishin të vështirë, me Argjentinën që provoi kundërsulmin, por goli i dytë erdhi nga një goditje e gjitha personale e talentit Enzo Fernandez.

Futbollisti i Benfica-s shënoi në minutën e 87-të duke vulosur ndeshjen, ndërsa për të ishte një gol për tu vendosur në “kornizë”, pasi ishte goli i parë me përfaqësuesen në ndeshjen numër pesë për të.

Në fund asgjë nuk ndryshoi në rezultat, por në renditje po. Tani Argjentina vendoset në vendin e dytë të Grupit C me 3 pikë, një më pak se Polonia që kryeson me 4 dhe do të jetë kundërshtari i radhës, ndërsa Meksika zbret në vendin e fundit me 1 pike, dy më pak se Arabia Saudite, kundërshtari i radhës për ta.

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV