VIDEO/ Franca mposht Danezët dhe kalon në fazën tjetër, Kylian Mbappe gjunjëzon Vikingët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dygolëshi i Kylian Mbappe i dhuron Francës fitoren ndaj Danimarkës dhe 3 pikët e dyta, duke u bërë skuadra e parë e kualifikuar në fazën me eliminim direkt dhe njëkohësisht duke mbajtur e pacënuar kreun e Grupit D në Kupën e Botës Katar 2022.

Pjesa e parë e kësaj përballjeje, u mbyll pa gola, me Mbappe-n që shënoi golin e parë të kësaj sfide në minutën e 61’.

Ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dyja anët dhe Christensen i dha barazimin Danimarkës në minutën e 68’.

Megjithatë “gjelat” mundën të siguronin avantazhin për herë të dytë dhe njëkohësisht të merrnin fitoren në minutën e 86’, me Mbappe që realizoi golin e dytë për ekipin dhe po ashtu golin e dytë personal.

Pas takimit të dytë të fazës së grupeve të Botërorit që u mbyll me rezultatin 2-1, Franca kryeson Grupin D me 6 pikë, teksa Danimarka qëndron në vend të tretë me 1 pikë.

Vendi i dytë mbahet nga Australia që ka tre pikë, ndërsa Tunizia qëndron në fund me një pikë.

Të fundit

Futbolli spanjoll në zi pas ndarjes nga jeta të Ramos, mbrojtësit të Las Palmas

Futbolli spanjoll është në zi pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të Zeben Ramos, mbrojtës i ri i...

Kurti: Jemi furnizuar me arsenal ushtarak më shumë se kurrë

350 rekrutë të rinj u janë bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në ceremoninë e betimit të ushtarëve që i takojnë gjeneratës së dytë...

Zbulohet dhurata që Jeff Bezos i dhuroi partneres në ‘dasmën e shekullit’

Jeff Bezos i ka dhuruar së fejuarës së tij, Lauren Sánchez, një gjerdan me vlerë nga 3 deri në 5 milionë dollarë për dasmën...

Prapaskenat e PD, ja tre grupet që janë brenda selisë blu

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula, ka komentuar procesin e rinumërimit të votave duke thënë se selia blu tentoi të bëjë pis procesin. Sipas Sulës,...

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë nëse vazhdoni…

Donald Trump ka deklaruar këtë të premte se ai "pa dyshim" do të urdhëronte një tjetër bombardim të Iranit nëse Teherani do të vazhdonte...

Lajme të tjera

Web TV