Grabisnin qytetarët tek Liqeni Artificial, polici bashkiak: E bëja për të larë kredinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Qytetarët i grabisja pasi kisha një kredi për të larë”. Kjo është dëshmia e policit bashkiak të Tiranës, Sajmir Muzikanti. 39-vjeçari bashkë me oficerin e rendit të komisariatit nr.1, Serxhio Cani 22 vjeç, u merrnin para me forcë qytetarëve të moshave të ndryshme.

Mësohet se polici bashkiak i kryente grabitjet gjatë kohës që ishte në krye të detyrës. Kjo faktohet edhe nga dëshmia e tij.

“Sa herë që isha turni i tretë në punë merrja në telefon Serxhion dhe i thoja hajde dalim nga Liqeni. Për shkak të kredisë që kam detyrohesha t’u merrja paratë me zor qytetarëve. Këtë gjë e kam bërë në bashkëpunim me Serxhion”, ka dëshmuar ai.

Ndërsa Serxhio Cani, me detyrë polic patrulle ka mohuar se është përfshirë në grabitje. Por, provat e mbledhura nga kolegët e tij dhe oficerë të Agjensisë së Mbikqyrjes Policore hedhin poshtë qëndrimet e 22-vjeçarit.

Dy policët, vepronin kryesisht në zonën e Liqenit Artificial sapo binte errësira.

Puna për identifikimin e tyre u organizua pas denoncimit të një qytetari. Ai deklaroi se një polic bashkie i kishte marrë disa herë para me dhunë atij dhe personave të tjerë.

Për javë të tëra, një grup agjentësh vëzhguan në terren. Muzikanti dhe Cani u arrestuan në flagrancë teksa po u merrnin paratë një kalimtari, ndërsa 7 të tjerë i kishin ndaluar po aty me argumentin se do kontrolloheshin nëse mbanin sende të jashtëligjshme me vete, si drogë apo armë.

Edhe këta persona bënë më pas denoncimin në polici. Gjithsej për dy oficerët ka pasur 9 kallëzime, dhe u janë dokumentuar 3 raste të grabitjeve, si shuma të ndryshme parash, celularë apo sende të tjera me vlerë.

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV