Lushnje/ Tifozët e Gjermanisë shndërrojnë kinoteatrin “Vaçe Zela” në një ‘stadium’ (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ethet e Botërorit kanë përfshirë tifozët e futbollit në gjithë botën duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Në kryeqytet prej një jave është krijuar atmosfera “Fan Zone” në Sheshin Skënderbej ku të shumtë janë qytetarët që shijojnë ndeshjet e botërorit “Katar 2022” në ekranin e madh.

Megjithatë, duket se Tirana nuk është i vetmi qytet që u jep mundësinë tifozëve të ndryshëm të shijojnë ndeshjet në këtë mënyrë. Në Lushnje, kinoteatri “Vaçe Zela” është shndërruar në një ‘stadium’ për gjithë tifozët e kombëtares gjermane të cilët do të ndeshen sot në një finale të parakohshme kundër Spanjës.

Steriotipi për tifozerinë gjermane në Shqipëri dukej se i takonte Shkodrës, por këtë kampionat botëror është Lushnja në “pole position” përsa i përket tifozëve të shumtë në numër që përkrahin Gjermaninë.

Kinoteatri legjendar “Vaçe Zela” është dekoruar me flamuj të Gjermanisë si dhe postera dhe fotografi të ndryshme të kombëtares së tyre të preferuar. Ndeshja do të shfaqet në ekranin e madh të montuar në skenën e teatrit, ndërsa qytetarët priten të mbërrijnë rreth orës 20:00, atëherë kur do të startojë dhe supersfida Gjermani-Spanjë.

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV