Pena e artë që firmosi proklamatën e pavarësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vigjilie të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ditën që shënjoi historinë e një kombi, analisti Roland Qafoku ka ndarë një foto tepër të veçantë në rrjetin e tij social Facebook.

Në foto shihet pena origjinale, me të cilën u nënshkrua akti i Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë më 28 nëntor 1912.

“Kjopenë besohet se ishte pjesë e takëmeve të Ismail beut”, shkruan ndër të tjera Qafoku.

Postimi i plotë:

Pena e artë që firmosi proklamatën e pavarësisë
Kjo është pena orgjinale me të cilën u nënshkrua akti i Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë më 28 nëntor 1912. 40 burra, përfaqësues nga të gjitha krahinat e Shqipërisë firmosën një e nga një pikërisht me këtë penë dokumentin më të rëndësishëm në historinë e shtetit shqiptar. Ndërsa fleta ku u hodhën firmat është e vërtetuar se ishte shkëputur nga një bllok shënimesh, kjo penë besohet se ishte pjesë e takëmeve të Ismail beut. Me atë ai firmosi shkresa pa fund që u shndërruan në telegrame që nga udhëtimi në Evropë derisa mbërriti në Durrës por edhe gjatë udhëtimit për në Vlorë. Me këtë penë ai firmosi sa e sa shkresa pas shpalljes së Pavarëisë. Bri kësaj pene është edhe një shkresë e firmosur nga Ismail Qemali si kryeministër, ose siç shkruhet aty si President i qeverisë së përkohshme.

Të fundit

Anglia “ngrin” bashkimet familjare! Refugjatët përballen me kërkesa të reja

Që prej 13 korrikut, qytete të ndryshme të Britanisë janë përfshirë nga protesta kundër emigracionit, veçanërisht pranë hoteleve ku...

Humb jetën aktori i “Vallëzim me ujqërit”

Aktori i njohur kanadez dhe anëtari i fiseve indigjene, Graham Greene, është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare. Greene u bë i njohur për publikun...

Sudan/ Rrëshqitje dheu në Darfur, mbi 1000 të vdekur, vetëm 1 i mbijetuar

Sipas grupit rebel Lëvizja/Ushtria Çlirimtare e Sudanit (Sudan Liberation Movement/Army), një rrëshqitje dheu «shkatërruese» ka vrarë të paktën 1.000 persona në malet e largëta Marra,...

Kursi i këmbimit, e martë 2 shtator 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.5 lekë dhe do të shitet me 83.8 lekë. Euro do të...

Kapitullimi i Japonisë dhe fundi i Luftës së Dytë Botërore

Më 2 shtator 1945, në bordin e aeroplanmbajtëses amerikane USS Missouri, e ankoruar në Gjirin e Tokios, ndodhi një nga momentet më të rëndësishme...

Lajme të tjera

Web TV