Demokratët nuk bëjnë pas/ Protesta do bëhet te Kryeministria, Bashkia s’ka pse ndërhyn!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti demokrat Tritan Shehu, shprehet i bindur për të zhvilluar protestën në 6 dhjetor të Kryeministria, ndonëse atë ditë në Tiranë do të mbërrijnë në Tiranë të gjithë liderët europian në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Ai tha se kjo protestë do të zhvillohet si të gjithë protestat e kaluara përpara Kryeministrisë, duke i kthyer edhe përgjigje Bashkisë së Tiranës që i ofroi sheshin ‘Skëndërbej” për të zhvilluar protestës. Shehu tha se Bashkia nuk duhet të përfshihet.

“Partitë vetëm njofton për orën dhe vendin dhe vetëm kaq, ndërsa Bashkia kot përzihet me këto gjëra, protesta do bëhet aty ku është bërë, nuk do jetë vetëm protestë, por edhe mikpritje ndaj liderëve Europian. Do jetë përballë kryeministrisë”, tha Shehu në Report Tv.

Ai është ndalur edhe në vendimin e Enkelejd i Alibeajt për të dalë me kandidatë të tyre në zgjedhjet vendore të 2023. Sipas Shehur, ato kandidatë nuk përfaqësojnë Partinë Demokratike, por janë të pavarur.

“Lejohen dhe kandidat të pavarur, të gjithë kanë të drejtë, s’ka nevojë ta fusë as Alibeaj e a Alimani, nuk ka asgjë, le të kandidojnë si kandidat të pavarur. Të mbledhë firmat, nuk ka asnjë element që më shqetëson”, u shpreh ai.

Në fund, pati edhe një koment mbledhjen e përbashkët mes 2 Kuvendeve, Kosovë-Shqipëri, duke thënë se është një fasadë e kryeministrit Edi Rama për të “mbuluar hallet që ka në vendin e tij”.

“Rama u paraqit vetëm me fishekzjarrë dhe kërkoi që ta përdorte këtë që nga problemet e mëdha që i ka shkaktuar Kosovës, nga të mbajturit anën e Serbisë nga të gjitha problemet, në atë që u bë pjesë e Ballkanit të hapur që tashmë është në varrosje e sipër, se është një iniciativë e Serbisë, roli i Ramës ka qenë tërësisht negative dhe ai takim i djeshëm nuk mund ta lajë dot, fasadë për të fshehur marrëdhëniet e vërteta mes 2 vendeve”, përfundoi Shehu.

Të fundit

“Berisha, ‘Putin i vogël dhe qesharak’”/ Humbja e thellë, ajo parti do shkërmoqët më tej

Analisti Ilir Demalia komentoi zhvillimet e fundit në aspektin politik në vendin tonë, pas zgjedhjeve të 11 majit. Demalia...

A do tërhiqet PD nga kontrata e lobimit 6 milionë USD? Ja si përgjigjet Berisha

Teksa foli për atë që e quajti “farsë zgjedhore”, kreu i PD Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse PD do të tërhiqet nga...

U vra teksa ishte live në TikTok, Valeria Márquez u tradhtua nga shoqja e ngushtë?

Vrasja brutale e influencueses meksikane, Valeria Márquez, gjatë një transmetimi live në TikTok më 13 maj në sallonin e saj të bukurisë në Zapopan,...

Del në shitje shtëpia e Papa Leonit XIV!Ndodhet në Çikago, në ankand për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV, Papa i parë amerikan në histori, po del në shitje përmes një ankandi luksoz, pas një rritjeje...

‘Humbësit’ nga PS tërheqin kërkesën për pamjet filmike nga KQZ, Gjylameti nuk heq dorë

Kandidatet për deputete Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalia kanë tërhequr kërkesën e tyre për të marrë pamjet filmike nga KQZ për numërimin e votave. Burime...

Lajme të tjera

Web TV