Flet i riu shqiptar që përplasi për vdekje të renë greke: Kërkoj falje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I riu shqiptar që përplasi 21-vjeçaren greke në Selanik ka dalë përpara gjykatës paraditen e sotme për të treguar pretendimet dhe kërkesat e tij. Mediat greke shprehen se ai ka kërkuar falje dhe raportojnë gjithashtu se ka qëndruar vetëm pesë minuta në zyrën e hetimit.

“Ngushëllime të përzemërta familjes. Nuk është momenti që unë të jap justifikime”, është shprehur i riu shqiptar, i cili ka depozituar edhe një memorandum me kërkesat e tij.

Ai akuzohet për veprën penale të drejtimit të rrezikshëm të automjetit me pasojë vdekjen, si dhe për braktisjen e një aksidenti trafiku dhe drejtimin e automjetit pa patentë përkatëse, teksa rrezikon burgim deri në 15 vjet.

Gjithashtu atij i është dorëzuar edhe vendimi për dëbim nga vendi, pasi u konstatua se banonte në mënyrë të paligjshme në vend, pa leje qëndrimi. Vendimi do të hyjë në fuqi pas gjykimit të çështjes, pasi mbi të, të rëndojë masa e paraburgimit.

E reja greke u shtrua me plagë të rënda në Repartin e Mjekimit Intensiv të spitalit Papageorgiou, por nuk arriti të mbijetojë. Prindërit vendosën t’i dhuronin organet e saj. Mamaja e saj shpjegon edhe marrjen e këtij vendimi.

“Dhurimi i organeve ishte vullneti i vajzës sime, e kishte shprehur vetë gjatë diskutimeve në familje. Emmanuela ishte një fëmijë mrekulli dhe kur u largua donte të bënte mrekullinë e saj, të jepte jetë”, shpjegon mamaja mes pikëllimit për humbjen e së bijës.

Të fundit

Agron Shehaj: Për herë të parë në Parlament do hyjë një parti e pakapur

Agron Shehaj, kreu i partisë “Mundësia” zhvilloi një takim me qytetarët e Njësisë 1 dhe 2 në Tiranë, deklaroi...

Rivlerësimi i pronave, në gjysmën e dytë të vitit! Kategoritë që përfitojnë!

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme është shtyrë për në gjysmën e dytë të vitit 2025, por pa një afat se kur do të fillojë...

Parashikimi i “The Economist”: Amerika, drejt një tronditjeje të fuqishme ekonomike

Arsyet pse efektet e politikës agresive tarifore të Donald Trump nuk janë reflektuar ende plotësisht në treguesit ekonomikë të SHBA-së, shpjegon artikulli i sotëm...

Kandidatja Julinda Dhamo: Në Tiranë synojmë deri në 20 mandate

Për kandidaten e PS që kandidon në listën e hapur të Tiranës Julinda Dhamo, PS në Tiranë synon që të marr deri në 20...

Rama ironizon opozitën nga Berati: Ju kujtohet çfarë keni hequr nga një parti e re…

Në takimin e tij me qytetarët e Beratit në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri Edi Rama nuk kurseu akuzat...

Lajme të tjera

Web TV