Orgest Xhelili tregon si e “frynë” njerëzit të plagoste kryebashkiakun e Divjakës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Para pak ditësh Orgest Xhelili, i cili qëlloi me thikë kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshin dhe shoferin e tij.

Të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Xhelili e ka bërë këtë plagosje, pasi ai u pushua nga puna si ekspert IT në bashkinë e Divjakës. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një poliklinike.

Kjo nuk është hera e parë, që Kokoneshi sulmohet. Kujtojmë se në 13 korrik 2022 në qendër të qytetit Fredi Kokoneshi u dhunua nga 32-vjeçari Dritan Sterkaj.

Ndërkohë në dosje, janë renditur disa dëshmi që tregojnë se si sherri momental degradoi në dhunë.

“Në këtë kohë që unë isha duke shkuar për tek vjehrri, tek shkallët e lokalit që ka në përdorim shtetasi L.V., ndesha përballë me Kryetarin e Bashkisë Divjakë, shtetasin Fredi Kokoneshi, i cili ishte së bashku me një shtetase të quajtur L.Gj.

Aty unë sa u afrova i thashë “u tregove legen”. Aty Fredi me tha “kujt i thua ti kështu” dhe më kapi për një moment prej duarsh dhe më lëshoi”, thuhet në dëshminë e Orges Xhelilit.

“Unë në këtë moment i thashë që unë të ofendova më parë dhe ti më ofendove tani dhe e lëmë këtë muhabet me kaq, pasi jam dhe pak i fryrë nga të tjerët. Në lidhje me këtë shprehjen “jam pak i fryrë”, nënkuptoj faktin se duke qenë se shtetasi Fredi Kokoneshi me ka hequr nga puna, marrja e 60 metër katrorë tokë të vjehrrit, prishi dhe një dyqan ku shiste bukë më parë, si dhe kërcënimi i vëllait të tij të quajtur L.Kokoneshi në kohën pas zgjedhjeve, si dhe nga fakti se Fredi Kokoneshi, donte ta hiqte nga puna si mjeke bashkëshorten time, kishin krijuar një ambient ku shoqëria dhe njerëzit në lagje më thonin “pse nuk reagon me gjithë këto që ai po të bën”, thuhet më tej në dëshmi.

Lexo edhe :  “Do të jetë deputet i Kuvendit...”/Sali Berisha konfirmon marrëveshjen me Ilir Metën

Xhelili u arrestua disa orë pas ngjarjes teksa qëndroi i fshehur në një banesë të braktisur pas vendit të krimit, aty ku iu gjet dhe mjeti prerës me njolla të gjakut.

Të fundit

“Ejani në Shqipëri, ndjehuni si Perëndi”/ Rama “thumbon” Greqinë në panairin e Berlinit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbajti fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së panairit “ITB Berlin”, ku prezantoi...

U bllokua eksporti/ Tonelata me vaj ulliri e raki mbeten stok!

Tonelata me vaj ulliri kanë mbetur në magazinat e fermerëve dhe në fabrikat e zonës së Kurjanit në Roskovec për shkak të mungesës së...

Garë e re në teknologji, prezantohet rivali i Instagram

Për ata që duan një aplikacion alternativ kundrejt Instagram, një kandidat është Flashes. Aplikacioni i prezantuar nga Bluesky duket se ka qëlluar në shenjë...

Tarifat ndaj Kinës, Apple do të investojë 500 miliardë dollarë në SHBA

Gjigandi i teknologjisë, Apple njoftoi planet për investime në ekonominë amerikane që kapin shifrën e 500 miliardë dollarëve gjatë katër viteve të ardhshme. Investimi,...

Nga shefa krimesh në burg, “SKY ECC” i nxori zbuluar në grupet e trafikut të kanabisit

Gjykata e Posaçme vendosi të lërë në fuqi masat e sigurisë “arrest në burg” të caktuara në mungesë për shefat e krimeve të policisë...

Lajme të tjera

Web TV