“Çne një humorist në primaret e Tiranës?”/ Jul Deda: Më mirë që më thërrasin kështu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Julian Deda, aktor i njohur i humorit në vend dhe anëtar i Partisë Demokratike, ka vendosur që të garojë në primaret që zhvillon kjo forcë politike, për të nxjerrë kandidatin e preferuar nga anëtarësia për Bashkinë e Tiranës. Zgjedhjet, do të zhvillohen më 14 maj 2023.

Përmes një shkrimi të gjatë, Juli flet për punën e tij, dy dekada në televizion dhe në shtëpitë e shqiptarëve, duke ju dhuruar të qeshura çdo javë. Ai u përgjigjet dhe atyre që përpiqen ta kompleksojnë me pyetjen e rëndomtë: Ç’ne një komedian apo humorist në primaret e Tiranës?

“Asnjeri nga keto terma nuk me komplekson, perkundrazi me ben te ndjehem krenar, se imagjinoni sikur te me quanin “hajdut”, “i korruptuar” apo “mashtrues”. Keshtu  me spaletat e punes time 20 vjecare nuk mund te ndjej vecse krenari”, shkruan Julian Deda.

Shënimi i plotë i tij:

Ç’ne nje aktor humori…?

Kjo eshte pyetja qe me kane bere me shpesh, pasi vendosa te garoj ne primare te PD per bashkine e Tiranes. Disa me termin “aktor humori”, disa thone “komedian” dhe disa te tjere “humorist”, secili sipas menyres se vet.

Asnjeri nga keto terma nuk me komplekson, perkundrazi me ben te ndjehem krenar, se imagjinoni sikur te me quanin “hajdut”, “i korruptuar” apo “mashtrues”. Keshtu  me spaletat e punes time 20 vjecare nuk mund te ndjej vecse krenari.

Po pse jo?!

Une kam gati 20 vjet karriere ne profesionin tim. Jam munduar te jap me te miren time. Sigurisht eshte shume e veshtire te besh dicka qe ti pelqeje te gjitheve, diku ka verejtje, diku komplimenta apo fjale te mira, por nese do ti vendosnim nje emerues te perbashket te punes ime, ai do ishte PASIONI per ti sherbyer publikut!

Sherbim te cilin e kam bere pa hile, pa intriga e pa i futur shkopinj neper rrota askujt. Une kam respektuar dhe vleresuar çdo dite pune, çdo skeç, çdo batute, çdo partner ne skene, çdo bashkepunetor jashte skene dhe sidomos çdo spektator.

Nuk ka qene e lehte edhe pse ka qene nje udhetim i jashtezakonshem! Te besh humor duhet te jesh shume serioz ne ate qe ben. Serioziteti eshte pjesa me e rendesishme e punes sone, te cilin duhet ta shoqerosh me pasion dhe profesionalizem. Ne te kundert aktiviteti skenik nuk zgjat as 6 muaj dhe jo me gati 20 vjet, jave per jave, ne prime time, ne tre televizonet me te mira ne Shqiperi.

Lexo edhe :  Një burrë tenton të hidhet nga Piramida e Tiranës

Kam punuar çdo jave, me mish e me shpirt per t’ju argetuar, per t’ju dhuruar nje te qeshur apo per merituar cdo duartrokitje, dhe nuk eshte kollaj, duke patur parasysh nivelin e larte te stresit qe perjetojme çdo dite. Ne te njejten forme kam deshire te luftoj, qe gjithe ato duartrokitje te kthehen ne mbeshtetje, per kete hap te ri ne jeten time.

Nje aktor humori, eshte i sinqerte dhe i ndjeshem, me te njejten ndjeshmeri dhe sinqeritet dua te jem afer jush, per çdo shqetesim apo veshtiresi qe te keni.

Nje humorist eshte i drejtperdrejte, me te njejten menyre dua te jem para jush ne çdo situate.

Nje komedian eshte nje sherbetor fantastik i publikut te tij, ashtu kam deshire te jem ndaj jush, te sherbej ne plot kuptimin e kesaj fjale.

Nje komik di te degjoje mire, ashtu kam deshire t’ju degjoj per çdo sygjerim qe keni.

Nje aktor humori eshte shume familjar me publikun, ashtu dua te jem me ju, pjestar i familjeve tuaja, siç kam qene deri me sot.

Nje komedian nuk e duron dot padrejtesine, vjedhjen, shpifjen, shpopullimin, stresin, mashtrimin, shtirjen, shtetarin e korruptuar, fyerjet ndaj simboleve kombetare, ndasite, tradhetite, mjerimin dhe sidomos talljen me popullin e tij, perkundrazi i perçmon dhe i denon. Prandaj shpesh keto fenomene i godasim me materialet tona, sepse humori, kur nuk eshte i shitur, eshte i drejte dhe godet!

Nje aktor humori nuk eshte engjell mbi toke, nuk eshte qenie perfekte, por eshte nje njeri i dashuruar me njerezit dhe me vendin e tij, per te cilet ai ve ne dispozicion gjithe talentin, pasionin, punen, karakterin, fytyren, pra gjithe qenien e tij ne sherbim te publikut.

Une nuk e kam ndare aktivitetin tim si aktor nga angazhimi ne jeten publike, edhe pse kjo shpesh me ka sjelle kosto te caktuara. Sepse shoqeria jone jo rralle here preferon sehirxhinjte dhe jo ata qe mbrojne kauza. Sepse propaganda e do aktorin si fasade, ndersa une besoj se artisti merr vleren maksimale kur bashkohet me njerezit. Per mua njerezit jane me te rendesishem se pushteti, une besoj se pushteti nuk mund te jete me i forte se njerezit, e sot une nuk kerkoj pushtet. Une sot kerkoj nje mundesi per te qene zeri dhe imazhi juaj ne zyren qe i ka shkeputur kontaktet me qytetin.

Pra, “pse jo nje aktor humori?”, eshte edhe pyetja dhe pergjigja ne te njejten kohe.

Të fundit

Ngrohja globale do të zvogëlojë vendet në aeroplan

Ndryshimet klimatike do të zvogëlojnë numrin e pasagjerëve në avionët evropianë , duke përfshirë ata që nisen nga Roma Ciampino dhe Pantelleria . Kjo...

Jozi reagon për herë të parë pas incidentit/ Jam provokuar, por s’luaj rolin e viktimës

Pas eliminimit të saj nga Big Brother VIP Albania, Joz Marku ka reaguar me dy deklarata në rrjete sociale. Ai ka falënderuar publikun për mbështetjen...

Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 40 kg kokainë dhe 189 mijë euro cash!

 Një 53-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pas një aksioni të policisë në perugia, teksa u kap me një ngarkesë prej 40 kilogramësh kokainë...

Gruaja thyen murin pas dollapit të saj dhe zbulon sekretin e fshehur prej 20 vitesh

Një grua mbeti e hutuar pasi gjeti një sekret në banesën e saj që kishte mbetur i paprekur për të paktën dy dekada. Ajo u...

VIDEO/ Influenceri përpiqet të puthë një tigrin, pamjet bëhen virale

Në Pakistan, mbajtja e kafshëve ekzotike, duke përfshirë leopardët dhe tigrat, si kafshë shtëpiake është një trend në rritje. Pavarësisht nga ligjet e Pakistanit për...

Lajme të tjera

Web TV