Festa për 28-29 Nëntorin, Lubonja: Dita e hipokrizisë, politikanët bëjnë si Skënderbeu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Fatos Lubonja i cilësoi festimet në kuadër të festës së Pavarësisë dhe të Çlirimit të Shqipërisë, ditë të hipokrizisë. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, Lubonja tha se politikanët në këto data të shënuara mundohen që të identifikojnë veten si Skënderbeu.

“E quaj këtë ditë si ditë të hipokrizisë. Bëjmë sikur flasin për atdheun, e duam atë, sikur në këtë ditë ne tregojmë gjithë dashurinë tonë, ndërkohë që 356 ditë të tjera e shkatërrojmë atdheun. Sot është dita kur dalin ata që na përfaqësojnë, që dalin dhe identifikohen me atdheun. Enver Hoxha qante kur dëgjonte atë; Për ty atdhe. E identifikonte veten si Atdheu ai. Dhe këta e identifikojnë veten si Skënderbeu. Gjersa ikin njerëzit nga atdheu, atëherë për çfarë bëhet fjalë. Është një hipokrizi e madhe që shkojnë atje. Shumë të tjerë thonë; jam pushim, dhe do dalim në restorant që të relaksohemi. Sjellin dhe Dua Lipën që të kërcejnë njerëzit. Koncerte bënte dhe Enveri. Pare me cikun do populli. Këta japin dhe cirk herë pas here. Ne që vijmë këtu dhe që kemi detyrë që ta shohim pak më ftohtë, them se Atdheu, atje ku jam mirë, atje është atdheu. Nga një herë më vjen të them më mirë mos të lindte Shqipëria fare se sa të udhëheqje nga vetja. Në kohën e Enverit i këndohej atdheut, një burg i madh. Tani në këto 30 vite është vazhdimësi e asaj fryme. Ka ndryshim, por varet se çfarë ndryshimi. Disa thonë; Porti i Durrësit është diçka e mirë, apo inceneratorët (qesh), por e kam të vështirë që të gjejë diçka të mirë. Nga një izolim i tmerrshëm, është kthyer në një udhëkryq kalimtarësh, si Fushë-Kruja, si udhëkalim. Kështu duan ta kthejnë këta kur thonë; do sjellim bangladeshas”, Lubonja.

Të fundit

Berisha takon Presidentin e IDU në Bruksel: E njoha me farsën zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Presidentin e IDU-së, Stephan Harper,...

Mori rreth 23 mijë vota, Gonxhe: “Nuk kam detyruar askënd”

Një ndër njerëzit që u votuan më së shumti në zgjedhjet e 11 Majit ka qenë ministri Blendi Gonxhja. Mbi 22800 qytetarë të Tiranës...

Papa Leoni XIV shkeli protokollin! Pse nuk lejohet përqafimi i vëllait?

Nën qiellin e hapur të Sheshit të Shën Pjetrit dhe përballë një turme prej qindra mijëra besimtarësh dhe liderësh botërorë, Papa Leoni XIV ka...

Putini po pengon bisedimet e paqes për të bërë përparime në fushëbetejë

Vladimir Putin po angazhohet për të dëmtuar negociatat e paqes dhe do të pranojë vetëm "kapitulimin e plotë të Ukrainës", sipas një grupi kryesor...

Diaspora, përfundon numërimi i votave për partitë në 11 qarqe

Numërimi i votave të diasporës për subjektet ka përfunduar në 11 qarqe, ndërsa vijon vetëm në Korçë. Sipas KQZ, numërimi dhe vlerësimi i fletëve të...

Lajme të tjera

Web TV