Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Drithas në Maliq.
Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë menjëherë.
Identiteti ende nuk bëhet i ditur, policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.