Presidenti Steinmeier vizitë në Bashkinë e Tiranës, Veliaj: Mundësi të reja bashkëpunimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në bisedën me ta, Veliaj tha se veç projekteve të suksesshme që Shqipëria dhe Tirana ka me GIZ-in dhe KFW-në, po shihet mundësia për bashkëpunime në fusha të reja, me impakt në ekonomi, e sidomos ato në energjinë e rinovueshme.

“Më vjen mirë që, këto dy ditë, kemi një mundësi fantastike për të punuar me biznesin gjerman dhe për të parë mundësi për shtimin e bashkëpunimit. Ne punojmë fort me GIZ-in, me KFW-në, me disa nga agjencitë gjermane në Tiranë, dhe mezi pres që projektet tona, sidomos ato për mobilitetin, të ecin më shpejt. Jam shumë entuziast edhe për faktin se kemi disa ide për projekte me energjinë, sidomos me energjinë e rinovueshme, në një kohë kur lufta, më shumë se sa të na mpijë, duhet të na zhdërvjelltësojë, për të parë mundësi të reja si të përdorim energjinë diellore, ose energjinë me erë, pra të kemi mundësi të fitojmë atë që quhet pavarësia energjetike. Shqipëria është shumë afër sepse prodhon pjesën më të madhe me hidro, por edhe ne këtu në Tiranë duam që të bëjmë pjesën tonë, për shembull me përdorimin e Bovillës si një hapësirë për panele diellore,” u shpreh ai.

Përfaqësuesit e delegacionit gjerman, po ashtu, e vunë theksin te projektet energjetike: “Është hera ime e dytë që vizitoj Tiranën. Kam qenë këtu edhe para 5 vitesh dhe tani jemi me delegacionin e presidentit Steinmeier. Jam i lumtur që po shohim qytetin tuaj, i cili ka ndryshuar shumë në vitet e fundit. Ne kemi ardhur këtu me ekspertë të çështjeve kulturore, ekonomike, mjedisore dhe do na pëlqente të kishim një dialog të qëndrueshëm dhe gjithashtu, të shohim mundësinë e të pasurit të projekteve të përbashkëta, si në rastin e energjisë së rinovueshme, në efiçencën energjitike, si edhe në tema të tjera për të ardhmen tonë të përbashkët,” deklaroi drejtuesi i delegacionit.

Lexo edhe :  Vrasjet e 21 janarit janë ndër kapitujt më të dhimbshëm e njëherësh më të debatuar

Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shoqëroi sot Presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier në vendosjen e një kurore me lule në memorialin e Dëshmorëve të Kombit “Nënë Shqipëri”.

Të fundit

Rrëfehet Edita Tahiri: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

Ish-zv/kryeministrja Edita Tahiri në një intervistë për Klan News hodhi dritë mbi një episod të paditur më parë, ku...

Protesta në Kosovë, jo për emra, por për vlera!

Nga Fejzo Subashi Protesta në Kosovë është kërkesa dhe këmbëngulja, e një populli të tërë në të katër anët e Botës kudo që ndodhet,  që...

Kam parë se si Rusia torturon të burgosurit e luftës

Nga Alice Edwards* Një nga pak sukseset që kanë dalë nga negociatat e fundit të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë kanë qenë marrëveshjet për shkëmbime...

“Mirror”: Shqipëria, destinacioni i bekuar me klimë mesdhetare

E bekuar me një klimë mesdhetare dhe temperatura të ngrohta që arrijnë deri në 30 gradë Celsius, Shqipëria është një parajsë për adhuruesit e...

Takimi Putin-Trump, blofi i ri i Kremlinit për të vazhduar avancimin në luftë?

Me entuziazmin e tij të zakonshëm, kreu i Fondit Rus për Investime të Drejtpërdrejta dhe njëkohësisht përfaqësues i posaçëm i presidentit rus për bashkëpunimin...

Lajme të tjera

Web TV