Rrëqethëse/ Ish-burri e thirri gjithë natën poshtë spitalit Hamidenë 24 orë para krimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë bërë më shumë se 14 orë nga vrasja makabre e Hamide Magashit nga ish-burri i saj, Sokol Halili. Vrasësi i gruas nga Lipjani vazhdon të jetë ende në arrati pas vrasjes së 35 vjeçares në oborrin e QKUK-së. Indeksonline ka kontaktuar me njërën nga gratë shtatzënë që kishte kontakt me të ndjerën ditëve të fundit.

Ajo në kushte anonimiteti ka thënë se ish-burri i saj, Sokol Halili edhe një natë më parë ka qenë te QKUK-ja dhe e ka ftuar disa herë që të del në oborrin e gjinekologjisë për të kontaktuar me të.

“Më ka treguar që ka qenë e ndarë me burrë dhe ka patur probleme të vazhdueshme edhe gjatë shtatzënisë ngase ai e ka kontaktuar vazhdimisht. Një natë para vrasjes e ka thirr tërë kohën që të dal jashtë në oborr, por që nuk pranonte të dilte. Më tregoi shkurt edhe se çfarë i tha ish-burrit. Më thonte se i shkroi se nuk ka çfarë kërkon nga ajo dhe se fëmija është i saj” ka thënë njëra nga shoqet e repartit të gjinekologjisë në kushte anonimiteti.

“As fjalosje, as piskama” – Dëshmitari rrëfen se si vrasësi gjakftohtë ia mori jetën gruas shtatzëne

Një dëshmitar tjetrër i rastit ka treguar se si ndodhi vrasja e gruas shtatzëne në oborrin e Gjinekologjisë, në QKUK.

Ai tregon se dorasi ka ardhur krejtësisht i qetë dhe ka kryer vrasjes, shkruan Insajderi.

Para se të shkrepte tre plumba mbi viktimë, dëshmitari tregon se mes çiftit nuk u dëgjua asnjë fjalosje apo pikskam.

“Unë prej trafikes e kom pa tu ec në sekondë është afruar ky zotina, qaty ka kërsit alltia, ajo ka ra në tokë ai zotnia ka ikë anë tjetër. Fjalosje nuk ka pas as piskama, shumë thjesht e ka ba”, thotë dëshmitari i rastit.

Lexo edhe :  Evropa vendos gjoba për turistët problematikë!

35 vjeçarja (Hamide Magashi) që u vra sot nga ish-bashkëshorti i saj (Sokol Halili) kishte qenë në muajin e nëntë të shtatzënisë.

Ajo iu kishte thënë infermierëve se po dilte deri te kioskat në oborrin e QKUK’së për të blerë gjëra ushqimore.

Pasi kishte kryer blerjet, ajo ishte ulur për të pushuar pak tek ulëset në oborrin e Gjinekologjisë.

Aty ishte shfaqur ish-bashkëshorti i saj, i cili e vrau me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Në përgjigjen e tyre nuk bëhet e ditur nëse vrasësi është arrestuar.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, thuhet ne njoftimin e PK-së. /Express

Të fundit

Kur do të ketë zgjedhje për Bashkinë e Tiranës? Flet Ermal Hasimja

Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në paraburgim, ende nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë...

“Arrestimi i Metës nuk ishte dinjitoz”, zbulohet raporti i Avokatit të Popullit

Ilir Meta nuk u trajtua në mënyrë dinjitoze gjatë arrestimit në datë 21 tetor 2024, por ai nuk është rrëmbyer, sikurse pretendon ish-funksionari dhe...

Ministri Vengu: Presim 2 helikopterë të Emirateve Arabe e 1 Canadair nga Greqia

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka bërë të ditur se situata e zjarreve në vend vijon të jetë dinamike, ndërsa forcat e angazhuara në...

Flamingot në Nartë, Rama shpërndan videon me pamjet mahnitëse

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga laguna e Nartës. "Magjike"! Kështu shkruan Edi Rama në profilin e tij në Facebook. Për më tepër, shihni...

Të huajt nuk do mbahen në burgjet angleze, ç’do ndodhë me shqiptarët?

Shumica dërmuese e të huajve që kanë kryer krime dhe që shpallen fajtor nga sistemi i drejtësisë në Britani do të deportohen menjëherë në...

Lajme të tjera

Web TV