Zbardhet drafti/ BE e shqetësuar për korrupsionin dhe financimet e partive politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komiteti Ndërparlamentar Shqipëri-BE për Stabilizim-Asocimin do të zhvillojë mbledhjen e radhës sot dhe nesër në Bruksel. Eruordeputetët inkurajojnë Shqipërinë të vazhdojë rolin e saj konstruktiv në zhvillimin dhe kultivimin e bashkëpunimit rajonal dhe rolin e saj aktiv në nismat rajonale, duke nënvizuar rëndësinë e gjithëpërfshirjes së tyre.

Europa vijon të jetë e shqetësuar me nivelin e korrupsionit në Shqipëri, luftën ndaj krimit të organizuar dhe lirinë e medias. Kjo duket qartë në dokumentin me draft-rekomandimet e Komitetit Ndërparlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE. Drafti pritet të miratohet të enjten dhe kërkon nga autoritetet e Tiranës më shumë rezultate në këto fusha, me një vëmendje të shtuar sa i përket kujdesit ndaj financimeve të partive politike në një vit zgjedhor. “I bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare për të vijuar eliminimin e korrupsionit dhe aktiviteteve kriminale, në veçanti në nivelet e larta, nga të gjitha fushat e jetës publike, duke përfshirë nga procedurat e prokurimeve publike deri te financimet e partive politike. Shënim, me shqetësim që Shqipëria ka rënë me 27 pozicione nga 2016 në Indeksin e Përceptimit të Korrupsionit të Transparency International”, thuhet në draftin e rekomandimeve. Ashtu si në çdo raport të institucioneve europiane, edhe kësaj radhe, PE-ja i bën thirrje partive politike për bashkëpunim dhe dialog, sidomos për reformën zgjedhore. “Në këtë aspekt, i bëjmë thirrje për rëndësinë e gjetjes së konsensusit për reformën elektorale, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, për të forcuar praktikën demokratike të parlamentit shqiptar”, shkruhet në draft- rekomandimeve të Komitit Ndërparlamentar.

Dokumenti vë në pah edhe problemet me lirinë e medias, madje duke i kujtuar qeverisë shqiptare edhe rënien në pozicione në Indeksin e Lirisë së Shtypit. “Shënojmë me shqetësim që Shqipëria ka një rënie me 8 pozicione që nga 2018 në Indeksin e Shtypit Botëror. I bëjmë thirrje Shqipërisë që të intensifikojë përpjekjet për garantimin e lirisë së shprehjes, pavarësinë dhe pluralizmin e mediave sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias”, shkruhet në draft e siguruar. Në këtë takim, pritet t’i kërkohet BE-së asistencë për të shmangur ndërhyrjen e huaja dhe fushata dezinformuese në Shqipëri nga sulmet kibernetike.

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV