Gazetari ‘shpërthen’ ndaj shqiptarëve: Vijnë me rrobat e trupit dhe ngasin Lamborghini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë më parë, më 28 Nëntor, Shqipëria festoi 110 Vjetorin e Pavarësisë. Festa e Pavarësisë festohet kudo ku ka shqiptarë anë e mbanë botës.

Edhe shqiptarët e Britanisë së Madhe, të cilët duhet thënë se kanë qenë në vëmendje të mediave dhe politikanëve britanikë, festuan sipas mënyrës së tyre. Me makina super luksoze dhe flamuj kuq e zi shqiptarët bllokuan rrugët e Londrës, duke detyruar policinë që të mbyllë edhe urën e Westminster.

Së fundmi ka reaguar në lidhje me festën e shqiptarëve është gazetari dhe komediani Mark Steyn. Në një monolog në televizion ai tha se shqiptarët mbërrijnë në Britani vetëm me rrobat e trupit dhe më pas i sheh me makina super të shtrenjta.

Ai u shpreh i indinjuar edhe me policët britanikë pasi sipas tij ata kanë dështuar në një sërë çështjesh të tjera po dështojnë edhe përballë shqiptarëve të cilët e kanë kthyer Londrën si ‘Tiranën’ e tyre të vogël.

Dje teksa po udhëtoja në ”Tiranën e re” të Metorpolitanëve, policët mbyllën urën mbrapa meje dhe kur i pyetëm se pse na thanë: Sepse shqiptarët janë duke bërë driftet e tyre, në urë dhe kanë bllokuar gjithë trafikun. Pra zgjidhja e pavlerë ishte të mbyllnin gjithë urën që shqiptarët të kënaqeshin duke bërë driftet me makinat e tyre. Policët në Britani janë të paaftë të kontrollojnë rendin, të paaftë për të vënë rregull dhe tani e dimë që janë të paaftë edhe të kontrollojnë trafikun. Kush e kontrollon trafikun publik? Këta po ngisnin ‘Mercedes’, ja shikojeni. Meqë ra fjala, ky është flamuri shqiptar se do e shihni shumë shpesh. Ja dhe policia i ndihmon dhe i mbyll urat. Ja edhe po udhëtojnë me ‘Porche’. Po i përdorin për të bërë drifte. Është qejf të bësh gjëra të tilla me ‘Lamborgini’.

 

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV