The Times zbulon çfarë prodhoi telefonata e Rishi Sunak me Edi Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“The Times” i ka kushtuar një artikull emigrantëve të paligjshëm shqiptarë, duke u ndalur edhe tek biseda telefonike e kryeministrit Edi Rama zhvilluar me kryeministrin britanik, Rishi Sunak.

“The Times” shkruan se kryeministri Rama dhe homologu i tij britanik kanë biseduar dhe janë dakorduar se do të punojnë së bashkë për të trajtuar çështjet që lidhen me kërkesat për azil dhe kthimin e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë.

“Shqiptarët të cilët abuzojnë me ligjin britanik për të shmangur dëbimin, mund të kthehen në Shqipëri dhe pretendimet e tyre për t’u trajtuar si viktima të skllavërisë moderne do të mund të shqyrtohen në vendin e tyre. Emigrantët e paligjshëm nga Shqipëria gjithashtu mund të kthehen në vendin e tyre përpara se të shqyrtohen ankesat kundër kërkesave të refuzuara për azil.”- thuhet më tej në artikull.

Planet pritet të jenë pjesë e një marrëveshjeje të re të kthimit të shpejtë, e cila mori edhe një hap pozitiv pas bisedës telefonike të zhvilluar nga Rishi Sunak me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Dyshja “ranë dakord se duhet bërë më shumë për të trajtuar migracionin e paligjshëm dhe krimin e organizuar”, tha Downing Street.

Ka pasur një rritje të numrit të shqiptarëve që hyjnë ilegalisht në Britaninë e Madhe përmes varkave gomoneve, sidomos këtë vit. Rreth një e katërta e 43,400 emigrantëve që kanë kaluar Kanalin kanë qenë nga Shqipëria.

Downing Street tha se Sunak dhe Rama diskutuan për “mbylljen e çështjeve që po pengojnë kthimin e shpejtë të azilkërkuesve”.

Të fundit

Ironia e Murrizit: Në shtator do plasë “lufta e madhe” thonë, po në tetor do e bëni në…

Myslim Murrizi ka ironizuar ata që thonë si zakonisht këto vitet e fundit, se në shtator do plasë “lufta...

Turizmi i naftës, superjahti i pronarit të Manchester City mbërrin në portin e Durrësit

Mëngjesin e sotëm, porti i Durrësit mirëpriti për të pestin vit radhazi një nga superjahtet më të mëdha dhe më luksoze në botë, jahtin...

U nis me jaht luksoz për në Mykonos, por u zhduk! Asnjë gjurmë për biznesmenin e njohur

Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për Halit Yukay, një biznesmen 43-vjeçar, i cili rezulton i zhdukur pasi varka me të cilën ishte nisur drejt Bozcaadas...

Sezoni i milionerëve, të bëhesh i pasur me bukë, gjalpë e reçel

Nga Leonard Veizi Bukë me gjalpë e reçel hanim në mëngjes, një herë e një kohë, në kampin e pionierëve, kur shkonim për pushimet verore,...

Ekstremet e motit përfshijnë Azinë/ Qindra të vdekur nga përmbytjet dhe i nxehti

Ndërsa reshje të rrëmbyeshme godasin Kinën, Pakistanin dhe pjesë të Indisë, një valë përvëluese e të nxehtit ka përfshirë Japoninë dhe Korenë e Jugut,...

Lajme të tjera

Web TV