Lufta në Ukrainë/ Forcat ruse po konsolidojnë pozicionin në Mariupol

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia po konsolidon praninë e saj ushtarake në qytetin port të pushtuar të Mariupolit duke ndërtuar një bazë të madhe ushtarake.

Lajmi është bërë i ditur nga BBC ndërsa ka publikuar foto satelitore të bazës.

Kompleksi i ri në formën e shkronjës “U” ndodhet afër qendrës së qytetit. Në çatinë e saj, shihet ylli i kuq, i bardhë dhe blu i ushtrisë ruse, ndërsa aty pranë shkruhet ku “Nga ushtria ruse për qytetarët e Mariupolit”.

Imazhet vijnë mes raportimeve se Rusia po ndërton ngadalë pozicionet e saj mbrojtëse në Mariupol, pasi kundërofensivat ukrainase në jug dhe lindje gjithnjë e më shumë e vënë qytetin nën kërcënim.

 

 

Muajin e kaluar, zyrtarët e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar thanë se ushtria ruse po përdorte dy fabrika në Mariupolin e pushtuar për të prodhuar një numër të madh të “dhëmbëve të dragoit” – blloqe betoni të dizenjuara për të ngadalësuar avancimin e armikut me automjete të blinduara.

Qyteti është i një rëndësie të madhe strategjike për Rusinë, duke qenë pjesë e “urës tokësore” që e lidh me Krimenë e aneksuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kujtojmë se forcat ruse rrethuan qytetin për gati tre muaj që nga nisja e luftës, ndërsa sulmet e pandërprera me raketa dhe artileri të rënëe e lanë qytetatin thuajse të shkatërruar plotësisht.

Zyrtarët ukrainas vlerësuan muajin e kaluar se rreth 25,000 civilë u vranë në sulmet, ndërsa OKB-ja tha se kishte konfirmuar vdekjen e 1,348 civilëve, por shtoi se numri i vërtetë i vdekjeve ishte “me mijëra më i madh”.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV