Protesta e 6 dhjetorit/ Berisha futet në Tik Tok, sulmon Ramën: Kanë vjedhur 2.2 mld euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish kryeministri Sali Berisha ka ndarë një mesazh në profilin e tij në Tik Tok ku me anë të disa akuzave ndaj qeverisë shpjegon se përse i ka thirrur qytetarët në protestë.

Berisha tha se Rama sot ka të gjitha pushtetet në duar dhe se me anë të Bitcon janë vjedhur 2.2 miliardë euro, një shifër kjo që Berisha e ka përmendur shpesh por asnjëherë nuk e ka vërtetuar.

 “Të dashur miqtë e mi të TikTok.

Me këtë mesazh dëshiroj t’ju sqaroj pse kemi thirrur protestën e datës 6 dhjetor!

Kjo protestë, ditën e Samitit Europian, u thirr me qëllimin më madhor, për t’u bërë të qartë miqve në Shqipëri se Edi Rama duke shpenzuar 10-ra milionë euro dhe duke angazhuar 10-ra kompani lobimi, ka paraqitur tek ju një realitet shqiptar që nuk ekziston.

E vërteta është se, sot Shqipëria është një vend në shpërbërje, nga e cila janë larguar në vitet qeverisëse të tij, më shumë qytetarë se në Siri, që po përjeton luftë civile.

Shqipëria është një vend i pasur, por shqiptarët janë sot banorët më të varfër.

Kjo jo se nuk ka burime, por se burimet e tyre natyrore, pasuritë e tyre, buxheti i tyre vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen nga qeveria.

Edi Rama sot ka të gjithë pushtetet në duar. Kjo jo se ai i meritoi, por sepse ai ka vjedhur votën dhe nuk respekton vullnetin e lirë të qytetarëve.

Së fundmi, vjedhjet e Edi Ramës dhe klanit të tij kanë prekur edhe qytetarët tuaj.

Me Bitcoin janë vjedhur nga klani qeveritar mbi 2.2 miliardë euro.

Të gjitha këto janë vetëm disa elementë të hidhur të realitetit shqiptar.

Lexo edhe :  Rama bën për 'ujë të ftohtë' strukturat e qeverisjes vendore/ Keni qasje skandaloze!

Ndaj dhe ne, si parti që përmbysëm komunizmin dhe sollëm pluralizmin, zhvilluam vlerat europiane në këtë vend.

Antarësuam Shqipërinë në NATO, liberalizuam vizat dhe morëm rekomandimin për statusin e vendit kandidat.

Qëndrojmë besnikë në këto vlera dhe këto parime që ndajmë me kombet e vendeve tuaja.

Kështu që jemi sot në këtë protestë, pikërisht për të ngritur zërin tonë.

Se ne nuk jemi njerëz të varfër, por para së gjithash jemi të vjedhur.

Se ne nuk votojmë të lirë dhe kjo vret shpresën e shqiptarëve, i shndërron ata në “boat people”, ndaj dhe duam që zëri ynë të dëgjohet.”-tha Berisha.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV