“Lini çdo gjë e nisuni drejt Tiranës”/ Berisha thirrje të fortë protestuesve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, po mban një takim me banorë të degës 2 në kryeqytet.

Mes të tjerash, Berisha foli edhe në lidhje me protestën që do të mbahet nesër në Tiranë, në të njëjtën ditë që do të organizohet edhe samiti BE-Ballkani Perëndimor.

“Lini çdo gjë dhe nisuni drejt Tiranës, bujrum mirë se të vini.

Ta marrë vesh gjithë bota se ne nuk nënshtrohemi, jemi njerëz të lirë dhe se ky regjim monist nuk ka kod tjetër përveç atij të mafias e dhunës, këto orë që na ndajnë që presim me padurim protestën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ne nuk kërcënojmë, në asnjë rast e rrethanë sigurinë e miqve.

Përkundrazi, kërcënim janë klanet mafioze të Edi Ramës dhe vetë ai. Nuk na pengon dot ne, për protestë në rrugë dhe sheshe.

Të bëjmë ç’të mundemi, sa më shumë banderola, parulla në anglisht kësaj here se i kemi miqtë aty, janë fantastike. Flasin sa një fjalim, të vijnë të rinjtë t’i marrin me flamuj kombëtarë, europianë e të PD-së të mbushin sheshin”, ka thënë ai.

 

Të fundit

Alarmi: Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

Teherani është duke u përballur me krizë aq të madhe me ujin, prandaj 15 milionë banorët e tij mund...

Misteret që nuk dihen ende/ Çfarë dimë deri më tani për dosjet Epstein?

Fjalët “dosjet Epstein” e kanë përndjekur administratën Trump për javë të tëra, ndërsa ajo përballet me një krizë në rritje që rrjedh nga krimet...

“Me telefonin tim Veliaj foli me bashkëshorten!”/ Zbardhet rrëfimi i gardianit

Polici i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Fatjon Baci, ka dhënë dëshmuar se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka përdorur aparatin e tij celular...

Zbulohet ku do të zhvillohen bisedimet SHBA-Izrael për armëpushimin në Gaza

Larg Gazës, i dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, është në Itali për t'u takuar me zyrtarë të lartë izraelitë dhe...

Studimi: Rreth 7000 hapa në ditë të mjaftueshëm për të përmirësuar shëndetin

Një studim i ri sugjeron se të ecësh 7 000 hapa në ditë mund të jetë e mjaftueshme për t’u mbrojtur nga një numër...

Lajme të tjera

Web TV