Vijon protesta e organizuar nga Partia Demokratike sot Tiranë.
Krahë pankartave kundër qeverisë Rama, nuk kanë munguar as simbolit thumbuese ndaj qeverisë.
“Kortezhi i dhimbjes shqiptare”, veshur në të zeza ka kënduar një këngë vaji kushtuar birit të humbur, referuar emigrantëve shqiptare që janë larguar masivisht nga vendi drejt Anglisë.
“Ai që i vrau shpresën shqiptarëve….”, thuhet mes të tjerash në vargjet që këndohen në podiumin e ngritur në protestën e opozitës.