Drithëroi dje me “Kortezhin e dhimbjes”/Rrëfehet aktorja, çfarë i tha Berisha para sulmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja Adriana Tolka, e cila i këndoi dje “Kortezhit të dhimbjes shqiptare” në protestën e opozitës ka zbuluar më tepër detaje rreth këngës që drithëroi bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Ajo tha se këngën e kishte krijuar vetë ajo, enkas për protestën ndërsa miratimin dhe pëlqimin e kishte dhënë dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Mes të tjerash, duke u ndalur te sulmi ndaj Berishës, aktorja tha se për një çast mendoi se mos kryetarin e PD-së, e kishin qëlluar me plumb.

“Meqenëse aleanca për mbrojtjen e teatrit ka qenë në ballë për të mbrojtur teatrin dhe tani vazhdon qëndresën për t’i risjellë ato dy godina siç ishin, iu përgjigjëm kësaj here kësaj nevoje. Vetë ne me artistët që ishim aty, Budinën, apo dhe Liçajn dhe me propozimin e avokates sonë, Adriana Kalaja, që është në ballë të aksionit të tanishëm. Ishte ideja e saj që protesta të niste me një kortezh që mban vaj për bijtë, nënat apo gratë që mund të ketë humbur jetën larg familjeve. Mua më lindi ideja se pse mos njëra nga ne të këndonte këngë. Jam autore këngësh. Më lindi kjo këngë menjëherë. Akumulimi bëri që kënga të lindte në pak orë enkas për këtë protestë. U krijua në 25 nëntor. bëra regjistrim në kushtet e shtëpisë. E çova me Ëhatsap. patëm një ide. Ia paraqita Edmond Budinës që ishte në krye të kësaj gjëje.

Zoti Berisha e cilësoi si himn dhe unë e çmoj vlerësimin. Protesta ishte në kushte të vështira, pasi nuk kishte një skenë të mirëfilltë. Ne donim që ta këndonim dhe në anglisht. Arritëm dhe në fakt me ndihmën e vajzave të reja të FRD-së që kanë bërë punë rekord, arritëm të mblidhnim disa prej tyre që të jepnim këtë mesazh. U nisëm nga selia pak pas u nis zoti Berisha dhe ish-presidenti Meta. Ishim në një ritual duke ndjekur gomonen. Na thanë; stop se kanë goditur zotin Berisha. Për një çast mendova edhe më te keqen, mos e kishin goditur me një plumb. E pamë që ishte mbi tribunë, një njeri si ai mund të sillet i fortë. Ai ka duruar gjatë dhe më vonë foli shumë gjatë, sa radhë herë të tjera. Megjithëse në kushte të vështira.”, tha aktorja.

Të fundit

‘Letërsia mund të jetë një formë rezistence’, Lea Ypi flet me Elif Shafak

Kujtimet e Lea Ypi në librin e saj “Të lirë” evokojnë fëmijërinë e saj në Shqipëri, para dhe pas...

FOTOLAJM: Gjarpri më helmues i Evropës bëhet “pasagjer” në makinë

Gjarpërinjtë janë mjeshtër të fshehjes, por ndonjëherë përfundojnë në vendin e gabuar. Zakonisht, zjarrfikësit ndërhyjnë. Kjo është ajo që ndodhi të hënën në Buje...

Zjarrfikëset u vijnë në ndihmë 3 personave të bllokuar në Zagori

Tre persona mbetën bllokuar në fshatin Ndëran në Zagori të Gjirokastrës, teksa po eksploronin zonën kishin mbetur të bllokuar dhe njëri prej tyre ishte...

Vijon rrafshimi në kryeqytet, Edi Rama publikon pamjet

Prej korrikut, aksioni për lirimin e hapësirave publike ka vijuar me intensitet të lartë në të gjithë vendin. Ashtu sikurse dhe kryeministri Edi Rama dha...

Greqi/ Operacioni me 49 të arrestuar, një dhomë gjendet plot me armë

Një dhomë e tërë brenda një komisariati Policie në Greqi është e mbushur nga sendet e konfiskuara nga operacioni për shpërbërjen e mafies së...

Lajme të tjera

Web TV