“Nokaut Botëror”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eliminimi i Spanjës nga Maroku dhe fitorja e thellë e Portugalisë ndaj Zvicrës, “rrëmbejnë” faqet e para të mediave kryesore sportive.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë për ditën e sotme:

La Gazzetta dello Sport hapet për situatën e Juventusit , e cila ditë pas dite shton implikime që duken gjithnjë e më të komplikuara: “Kini frikë Juventusin, alarmi në llogari”, me profile të reja rreziku për buxhetin e vitit 2022 që do të rrezikonte jo vetëm pjesëmarrjen në kupat e europës, por edhe qëndrueshmërinë në divizionin e lartë. Ndërkohë në Botërorin e Katarit, Portugalia mposht Zvicrën me rezultatin 6-1, por me Cristiano Ronaldon në stol: “Ja kush e mbylli epokën e Ronaldos”, me Gonçalo Ramos, sulmuesin e Benfikës , që shënoi hat-trick ndaj helvetëve.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 07/12/2022

Corriere dello Sport, Botërori i djeshëm përshkruhet me titullin “Asgjësimi ”. Jo vetëm suksesi i madh i luzitanëve ndaj zviceranëve, por edhe eliminimi I bujshëm  i Spanjës , e eliminuar me penallti nga Maroku.Prima Pagina Corriere dello Sport 07/12/2022

“Fitimi kapital i Pogba” është titulli i torinezes Tuttosport, me rikthimin e francezit nga dëmtimi që mund të ndryshojë skenarët sezonalë.Prima Pagina Tuttosport 07/12/2022

Ndërsa protagonist i dukshëm në portugezen A Bola është Gonçalo Ramos, autori i një hat -trick në fitoren 6-1 të Portugalisë ndaj Zvicrës: “Rrënues”.Prima Pagina A Bola 07/12/2022

Katalanasja Mundo Deportivo hapet me titullin: “Nokaut Botëror”. Spanja u rrëzua sërish në raundin e 16-të, pa mundur të shpojë mbrojtjen e mirë afrikano-veriore.Prima Pagina Mundo Deportivo 07/12/2022

“Shenjtori ka mbaruar” shkruan gazeta madrilène AS, duke u fokusuar tek krerët e Federatës Iberike që dyshojnë se Luis Enrique duhet të vazhdojë.Prima Pagina AS 07/12/2022

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV