Samiti i BE-së/ Xhaçka: Sinjal i qartë i përkushtimit të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka tha se mbajtja e samitit të përbashkët mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ishte një sinjal i qartë i përkushtimit të Bashkimit Europian ndaj rajonit tonë.

“Krenare për mbajtjen e Samitit të 1 të BE- Ballkani Perëndimor në Shqipëri  si asnjëherë më parë jashtë kufijve të BE. Mirënjohje ndaj të gjithë atyre që kontribuan në mbajtjen e këtij samiti. Ky samit është një sinjal i qartë i përkushtimit të BE-së ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor”, tha Xhaçka.