Sulmi ndaj Berishës/ Gazetari tregon pse truprojat nuk ndërhynë para se të goditej

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në Abc Live me gazetaren Sibora Bitri zbuloi detaje rreth të riut që qëlloi me grusht liderin demokrat, Sali Berisha.

Ai tha se kur është dërguar në selinë e PD-së, nuk i është gjetur asnjë mjet identifikimi apo telefon. Sipas tij, këto detaje tregojnë ka qenë një plan i mirë menduar.

“E kanë pyetur, e kanë kontrolluar, s’e kanë njohur, kanë parë se s’ka pasur mjet identifikimi, është pak e çuditshme. Nuk ka pasur as celular, patentë, asgjë. Kjo është pjesa që policia duhet të bëjë dhe personat që janë njoftuar janë dy ish kolegë të Breçanit, Luigj Vathi dhe Gjergj Ujka.

Një inskenim apo ngjarje nga një individ i vetëm, ka një lloj prapaskene mbrapa. Veprimet që ka kryer të bëjnë të kuptosh se kemi të bëjnë me një ngjarje të menduar mirë. Ka dalë nga xhamia qetësisht, është afruar te PD, ka ardhur vërdallë aty dhe ka parë nëse mund t’i afrohet.

Ka pritur që të dalë në rrugën Bajram Curri. Është përpjekur dhe më para. I ka menduar mirë, ai ka planifikuar. Këtu s’i afrohem dot. Ishte pikërisht pjesa e kamerave prandaj dhe truprojat nuk ndërhyjnë dot.”, tha Artan Hoxha në Abc Live.

Të fundit

Lajmi i fundit: Serbët bllokojnë rrugën drejt kufirit në Merdare

Autoritetet serbe kanë bllokuar pikë kalimin kufitar në Merdare nga ana e Serbisë, që nga ora 18:00, ku edhe...

Vapa në Itali, një grua humb jetën, turistja humb ndjenjat në Duomo

Emergjenca nga i nxehti rekord po shkakton pasoja dramatike në disa qytete italiane. Në Bagheria, pranë Palermos, një 53-vjeçare me probleme kardiake u rrëzua...

Avokati ‘shpërthen’ ashpër ndaj Berishës: Saliut po i vjen fundi, zvarritja po i shërben

Zvarritja e procesit për aferën Partizani për avokatin Idajet Beqiri, janë në interes të Sali Berishës. I ftuar ditën e sotme në një emision...

Korçë, dy aksidente brenda pak minutash! Plagosen 4 persona

Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutash në Korçë. Mësohet se në fshatin Bitinckë, në hyrje të Bilishtit, janë përplasur dy automjete dhe për...

VIDEO: Indinjatë botërore për veprimin e ruses në kopshtin zoologjik

Ajo quhet Anastasia Luchkina dhe është bërë virale. Jo për mirë. Përkundrazi, për shumë keq. Profesionistja e MMA është ruse dhe ka bërë një...

Lajme të tjera

Web TV