Tjetërsimi i pronave në Dhërmi, Gjykata e Lartë kthen në “Arrest shtepie” biznesmenin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Gjykata e Lartë, përmes një vendimi të pak ditëve më parë ka urdhëruar Policinë e Vlorës të arrestojë dhe mbajë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” biznesmenin e kompleksit “Ambel Beach”, Helidon Gjikoka.

Por ka të dhëna se biznesmeni nuk ndodhet në Shqipëri pasi është larguar në drejtim të Anglisë.

Vendimi është marë nga treshja gjykuese, Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, të cilët pasi shqyrtuar rastin vendosën të prishin vendimin e Gjykatës së Apelit Vlorë që caktonte masën e sigurisë detyrim paraqitje për Gjikokën dhe lënien në fuqi të vendimit të datës 4 Maj 2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Biznesmeni Helidon Gjikoka është marë i pandehur për akuzën e “Mashtrimit me pasoja të rënda” dhe “Falsifikimit të dokumentave”.Pasi ka arritur të tjetërsojë një sipërfaqe toke prej 1430 M2 në bregdetin e Dhërmiut.

Mbi këtë sipërfaqe të përfituar me dokumenta të falsifikuara, Gjikoka ka ndërtuar disa kabina druri, duke krijuar kompleksin turistik, “Ambel Beach”.

Fillimisht ndaj tij gjykata e Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, ku pas arrestimit nga policia e qytetit, Gjikoka ka qëndruar vetëm 12 ditë në burg.

Por ky vendim është ankimuar nga Gjikoka dhe Kryetari i Gjykatës së Vlorës,Enkel Peza, në datën 4 Maj 2022 ka rrëzuar qëndrimin në burg, duke kaluar biznesmenin në masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Edhe pse masa e sigurisë është zbutur, sërisht biznesmeni i akuzuar për dy vepra penale, është ankuar në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Zbutja e masës së tij e “arrestit në shtëpie”, duke caktuar “detyrim paraqitje”, kundrejt garancisë pasurore prej 5 milion lekësh, është bërë nga gjykata e Apelit Vlorë, në 24 Mars 2022.

Lexo edhe :  Artan Shkeli tregon takimin e fundit me Lamen para se të nisej për në spital

Por ky vendim është ankimuar nga prokuroria në Gjykatën e Lartë, e cila në 22 nëntor 2022, ka vendosur të prishë vendimin e Gjykatës së Apelit Vlorë, dhe të lerë në fuqi ndaj biznesmenit Gjikoka “arrestin e shtëpisë” të vendosur nga gjyqtari Enkel Peza.

Çështja ndaj Helidon Gjikokës dhe 13 zyrtarëve të hipotekës dhe ALUIZNI-t në Vlorë, është në process gjykimi në gjykatën e Vlorës, të cilët akuzohen për veprat penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda”, “Falsifikimit të dokumentave” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Të fundit

Revolucioni imagjinar i një njeriu të braktisur nga familja!

Ka një moment kur fjalët nuk thuhen për të fituar ndonjë debat politik, por për të ndalur një rënie...

I ra në kokë bojleri teksa po e çmontonte, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë!

Një aksident në punë, i ka marrë jetën një 52-vjeçari në Tiranë, të cilit i ka rënë në kokë bojleri që ishte duke çmontuar,...

Zyrtare/ Xabi Alonso emërohet trajner i ri i Real Madridit!

Real Madrid ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Xabi Alonso-s si trajnerin e ri të ekipit! Marrëveshja është konfirmuar dhe kontrata do të jetë e vlefshme...

Lamtumirë Pirro Milkani!

Lamtumirë i MIRI, Regjisori ynë, mik i shtrenjt, Piro Milkani! Ndahet nga jeta regjisori i njohur Piro Milkani, një ikonë e kinematografisë shqiptare. Regjisori i...

Taulant Xhaka i jep lamtumirën futbollit, Daku e Laçi e mbyllin sezonin me gol

Fundjavë shumë pozitive për legjionarët kuqezinj. Vëmendjen kryesore e mori lamtumira e Taulant Xhakës, i cili mbylli karrierën profesionale në ndeshjen e fundit të kampionatit zviceran,...

Lajme të tjera

Web TV