U godit një ish-kryeministër/ Tupja ngre pikpyetje: Ku ishte policia?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Profesori Edmond Tupja ka folur në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha ditën e djeshme në protest.

Ai ngriti pikëpyetje se kur dhunohet një ish-kryeministër,  çfarë mund t’i ndodhë një qytetari të thjeshtë.

Tupja deklaroi më tej se kryeministri Rama mendoi se kjo ngjarje “do sillte ujë në mullirin e tij, por ka sjellë ujë në mullirin e Berishës”, ndërsa shto më tej se ndjenja e frikës ka hyrë në vatrën e çdo familjeje shqiptare.

“Berisha është figurë politike, kryetar partie, ka qenë president e kryeministër. Ky njeri duhej mbrojtur nga policia e shtetit. Ku ishte policia e shtetit? Duhet të ishte policia, të paktën të ishte sa për të larë gojën sepse Berisha është figurë. Imagjinoni Ramën nesër në opozitë, si do veprojnë nëse ai dhunohet. Kjo gjë që ndodhi ishte një alarm i madh. Ka reaguar Evropa e shtypi mbarë. Sepse është pikëpyetje si mund të futet një shtet i tillë në gjirin e BE-së. Jemi kundërshtarë por ka edhe fisnikëri. Ai që është në pozitë tregon një farë fisnikërie ndaj opozitës.

Mendoj se sikur ta kishte ditur Rama këtë duhet të ndërhynte. Policia duhet të merrte masat, përveç masave që kishte marrë vetë PD-ja. Mirëpo mesa duket këtu Rama ka kujtuar se kjo do sillte ujë në mullirin e tij por kjo solli ujë në mullirin e Berishës. U kthyem pak si shumë në diktaturë. Ndjenja e frikës ka hyrë në çdo vatër familjesh shqiptare. Kur sulmohet një figurë e tillë, çfarë ngel për të tjerët? Puna është që u godit një figurë madhore e politikës. Për të ardhur keq që zonja ambasadoreshë, që populli e quan Kimete thotë se nuk duhet të ndodhte kjo me një pjesëtar të parlamentit. Ajo mund të thoshte se u godit një ish-president apo kryeministër, nuk do e hiqnin nga puna”, tha ai.

Të fundit

Gafa e Egli Takos në Pejë: A ka shqiptarë këtu apo vetëm kosovarë?

Egli Tako, këngëtarja dhe ish-banorja e BBVA ka vazhduar me koncertet në Shqipëri, por edhe Kosovë. Ashtu si Gjesti...

SPAK mbyll hetimin ndaj ish-deputetit Çyrbja (3 vepra penale)

SPAK, ka përfunduar hetimin e nisur ndaj ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Në dosjen e dërguar në gjykatë, ku janë të pandehur edhe Ahmet Masha...

Rusia nuk trembet, Lavrov: Të shohim se ç’dëshiron në të vërtet SHBA-ja

Ministri i Jashtëm rus thotë se nuk ka dyshim se Moska do të jetë në gjendje të përballojë çdo sanksion të ri nga SHBA-të. Sipas...

Policia e Vlorës aksione blic: gjoba të majme dhe konfiskim makinash

Drejtoria e policisë së Vlorës ka vijuar kontrollet në të gjitha rrugët e qytetit bregdetar për evidentimin dhe ndëshkimin e parkimeve të parregullta që...

Sulmet izraelite vrasin 12 persona në Luginën Bekaa të Libanit

Të paktën 12 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Luginën Bekaa lindore të Libanit. Shtatë sirianë, përfshirë një familje me pesë anëtarë, dhe...

Lajme të tjera

Web TV