Ish-sulmuesi i njohur me akuza të forta: “FSHF më kërkoi 200 mijë euro që të luaja”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-sulmuesi i njohur, Shefki Kuqi, ka bërë së fundmi një deklaratë tronditëse, teksa pretendon se kohë më parë, kur ai ishte pjesë e futbollit të luajtur, FSHF i ka kërkuar 100-200 mijë euro për të veshur fanellën e Shqipërisë.

I ftuar në studion e emisionit sportive “Favorit” në televizionin T7, Kuqi, tashmë në moshën, 46-vjeçare, bëri me dije, se para se të zgjidhte të luante për Finalandën, ishte i interesuar për të veshur fanellën kuqezi, por  shifra absurd e kërkuar nga pjestarë të Federatës asokohe, bëri që ai të hiqte dorë dhe të luante për Finlandën, ku u aktivizua 62 ndeshje dhe shënoi 8 gola.

Madje si për ironi të fatit, Kuqi i ka shënuar edhe Shqipërisë, më 1 shtator të vitit 2001 në “Qemal Stafa” në ndeshjen që përfundoi me rezultatin 2-0 për finlandezët. Ish-sulmuesi i lindur në Vushtrri, arriti të luante në nivele të larta futbollistike, si Premier Liga, duke lënë gjurmë me golat e tij. Kuqi gjatë karrierës së tij ka veshur fanellën e klubeve të rëndësishme si Njukastëll, Suonsi, Fulhem, Kristal Palas, etj.

“Të gjithë e dinë që unë nuk e kam pasur mundësinë që të luaj për Kombëtaren shqiptare. Kam dëgjuar plot debate dhe tifozët që kanë thënë jo tradhtari, jo kështu po ashtu. Dëshira ime para se të zgjidhja Finlandën, edhe kam tentuar, ka qenë të shkoja në Kombëtaren e Shqipërisë. Atëherë duhej të jepje lek për të luajtur në kombëtaren e tyre. Lekë me çanta. Për atë moment që je në fushë, je brenda vijave të bardha, nuk shikohet për kë po luan, e ke punën dhe detyrën tënde, je ti ai që ke vendosur dhe kjo nuk ka krahasim.

Lexo edhe :  Real Madrid "detyrohet" të nxjerrë në shitje dy lojtarë

Lekët mi ka kërkuar federata. Mos gaboj më kanë kërkuar 100-200 mijë euro. Më thanë që do të më ofronin edhe pasaportën. Nuk e kam pranuar, nuk ka qenë e arsyeshme për mua. Unë jam kosovar, nuk kam lindur në Shqipëri dh eta shikoja në atë kënd.

Me  federatën e Shqipërisë tani nuk kam asnjë kontakt, por kam dëgjuar dhe raste të tjera që kërkojnë para. Unë i përkrah lojtarët maksimalisht, pavarësisht kombëtares që vendosin të luajnë. E njëjta situatë është dhe me Kosovën. Shumica po lindin jashtë dhe kanë shumë pak qasje me Kosovën. Duhet që puna të kryhet akoma pa mbushur lojtari 18-20 vjeç”, u shpreh Kuqi.

Të fundit

Zbulohen magazinat ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, 4 të arrestuar

Policia ka zbuluar në Rrugën e Arbërit, 2 magazina ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, me logo false. Raportohet se 2...

Tirana gëlon nga turistët falë investimeve, mbi 10 milionë vizitorë në vit

Industria e turizmit në Shqipëri është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Numrin më të madh turistik e e ka pasur Tirana. Kryebashkiaku Erion Veliaj, përmes një...

Qyteti ku nuk lejohet të vdesësh

Loja, Norvegji është një qytet i vogël në ishullin Svalbard, ku nuk lejohet të vdesësh! Kjo nuk është një ligj në kuptimin klasik, por një...

Humb jetën 37-vjeçari/ Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak

Një 37-vjeçar ka humbur jetën pasi ka hyrë për tu larë në liqenin e Shkodrës. Sipas të dhënave ai ka pësiar arrest kardiak pasi është...

Riviera mahnitëse Shqiptare, me plazhe të qeta dhe kuzhinë të shijshme

Ndërsa vera afrohet, shumë turistë janë në kërkim të destinacioneve të qeta dhe pa turma vizitorësh në Evropë, shkruhet në në një artikull të...

Lajme të tjera

Web TV