Vangjeli-Metës: S’doje të shkoje në protestë, por s’kishe zgjidhje tjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar protestën e 6 dhjetorit, të organizuar nga Partia Demokratike.

Gjatë debatit në studio, ai tha se Ilir Meta nuk ka dashur të shkojë në protestë, por iku i detyruar pasi theksoi se Sali Berisha është si mur betoni.

“Dilema lëkundej në skajet e faktit, që një protestë është e panegociushëm dhe çdo ndarje me vullnetin e Berishës do ishte e gabuar dhe llogarinë gjakftohtë për të parë se çfarë të mire do i sillte opozitës kjo protestë. Meta anonte nga kjo pikëpamje e dytë. Meqë doktori është si mur betoni, për Metën nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të ishte atje dhe me zemër të thyer, ndoshta duke pritur momentin e tij. Unë mendoj se momenti i Metës nuk ka ardhur ende në Tiranë”, u shpreh ai.

Por kreu i PL-së, deklaroi në emisionin “Kontrast” se në opozitë nuk ka ndarje.

“Mendoj se protesta u zhvillua. Tregoi se ishte tërësisht paqësore nga ana e opozitës. Pati një jehonë të jashtëzakonshme ndërkombëtare. Zëri i opozitës u dëgjua dhe ky ishte zëri më evropian që erdhi nga Shqipëria më 6 dhjetor. Në opozita nuk ka ndarje. Ka vetëm harmoni”, theksoi Meta.

Të fundit

Në turizëm, pasuri s’janë tullat dhe pishinat, por turisti që rikthehet

Nga Kreshnik Spahiu Dje takova në Tiranë djalin e Janaqit, Raqin. Ishte një ditë përvëluese dhe termometri shënonte 38 gradë. Po...

“S’jam penduar për objektivin”/Mesazhi i japonezit që kurseu gati 800,000 euro në 20 vite

Një burrë japonez kaloi mbi dy dekada duke jetuar në kushte ekstreme për të arritur lirinë financiare, por një zhvlerësim i fortë i jenit...

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat britanike do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë 30 për qind të dënimit...

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos, mbi një ishull të vogël...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Lajme të tjera

Web TV