Dosja “Dumani”/ Shtyhen hetimet, SPAK merr nën hetim të dashurën e bashkëpunëtorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

SPAK ka shtyrë me 6 muaj hetimet për dosjen penale që flet për një seri krimesh të ndodhura në disa qytete të vendit, të cilat janë treguar nga tre bashkëpunëtorët e Drejtësisë, Nuredin Dumani, Henrik Hoxha dhe Klevis Alla.

Mësohet, se tre prokurorët e çështjes kanë vendosur të shtyjnë me 6 muaj hetimet për 33 personat e proceduar në çështjen penale nr. 75, që njihet publikisht si dosja “Dumani”.

Vendimi për shtyrjen është marrë në muajin nëntor, ndërsa afati përfundimtar kur dhe mbushet periudha 1-vjeçare është lënë në 11 Maj 2023.

Brenda këtyre 6 muajve SPAK, argumenton se do kryejë një sërë veprimesh hetimore ndaj 33 personave të përfshirë në këtë dosje dhe jo vetëm.

Burimet konfirmuan se tashmë listës së gjatë të personave të proceduar i është shtuar dhe emri i vajzës nga Kosova, Mirjeta Hajdini. Ndaj të cilës po zhvillohen hetime për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit”.

Hetimet ndaj saj po zhvillohen në gjendje të lirë, ndërsa është konfirmuar se që prej fillimit të muajit Prill, vajza që shoqëronte Nuredin Dumanin në Fier, është larguar nga Shqipëria.

SPAK rezulton të ketë bashkuar 20 dosje penale që flasin për krime të ndryshme në Shqipëri.

Çështja e fundit, që është tërhequr nga prokuroria flet për grabitjen e një banke të nivelit të dytë në qytetin e Durrësit, ngjarje kjo e ndodhur në 9 qershor 2019.

Banka dyshohet se është grabitur nga anëtarë të grupit të Nuredin Dumanit.

Dhe për këtë shkak, bashkëpunëtori kryesor është nxjerrë nga burgu dhe çuar nga hetuesit në disa vende kryesore, ku ai ka kryer krimet dhe ka bërë takimet me eksponentët e krimit të Organizuar në Shqipëri.

Lexo edhe :  Komisionerja e BE-së vjen në Tiranë/ Rama ia thotë ‘troç’: Marta ne duam lekët tona!

Njëherësh SPAK, po kryen një hetim historik, duke tërhequr gjatë kësaj kohe dosje të vjetra për personat e proceduar.

Çështje këto që janë gjykuar dhe zgjidhur përfundimisht përmes vendimeve gjyqësore.

Ndërkohë, vetëm gjatë muajit nëntor nga ana e SPAK dhe oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit janë marë në pyetje 8 persona, mes te cilëve te afërmit e viktimës Andi Zylyfit.

Deklarime para oficerëve të BKH-së ka dhënë dhe Filip Gjeloshi cili shpëtoi një atentati të organizuar nga Ardian Uzuni dhe Henrik Hoxha.

Gjithashtu në pyetje janë marrë tre personat e arrestuar Agim Gjini, Agron Qoli dhe Petrit Qoli të cilët kanë dhënë shpjegime për vrasjen e Ervis Dedës dhe nënës së tij, Fatmira Deda.

Në kuadër të hetimeve. SPAK gjatë kësaj kohe ka pyetur dhe Xh.Liçin, B. Deda dhe Sh.Subashi, të cilët kanë dhënë shpjegime të cilësinë e personit qe ka dijeni për rrethanat e faktit kriminal.

Të fundit

Vatikani publikon foton e parë të Papës që nga shtrimi në spital

Vatikani ka publikuar foton e parë të Papa Françeskut që nga shtrimi i tij në spital. Fotografia tregon Françeskun në...

Dëshironi të bini nga pesha vetëm duke ecur? Zbuloni sekretin që fshihet pas

Për të ruajtur një trup të shëndetshëm, dy faktorët kryesorë janë aktiviteti fizik i rregullt dhe një regjimi i shëndetshëm ushqimor. Nëse këto dy...

Sula, pranë prehrit të doktorit? PD liron një vend në listë të hapur në Elbasan

Rebelimi i Dashnor Sulës duket se po jep rezultat. Partia Demokratike ka liruar një vend në listë të hapur për qarkun e Elbasanit, kur...

Erdogan kërkon nga Trump heqjen e sanksioneve për F-35.

  Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump ku Erdogan shprehu besimin e tij të plotë se...

Dëmtohet sulmuesi i Anglisë, mungon në ndeshjen ndaj Shqipërisë

Cole Palmer do të mungojë për Anglinë në startin e eliminatoreve të Kupës së Botës. Për shkak dëmtimi, Palmer nuk do jetë gati për...

Lajme të tjera

Web TV