Takimi/ Berisha fton demokratët për revolucion kundër qeverisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar revolucion nga të rinjtë për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën. I pranishëm me syze të errëta për shkak të hematomave nga goditja me grusht në protestë, Berisha tha se Shqipërinë nuk e shpëtojnë as deklaratat as lutjet.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është parë si rrallë herë me syze, por i kushtëzuar nga goditja që mori në protestën e 6 dhjetorit nga një 31-vjeçar i cili është arrestuar. Berisha është përballur me demokratët me syze të errëta për të kamufluar gjendjen e tij, dhe kjo pothuajse mund të jetë hera e parë në publik ku shfaqet në këtë formë. Por protesta dhe “grushti” i marrë e bëri Berishën të japë mesazhe të forta tek demokratët dhe kryesisht tek Forumi Rinor i Kuvendin Kombëtar: atë të revolicionit. Sipas Berishës, “Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, Shqipëria nuk shpëtohet me deklarata. Shqipëria shpëtohet me revolucion”. Berisha ka qenë më i prerë duke pretenduar revolucion dhe kthimin e pushtetit nga Rama tek ai vetë. Duke qenë i guximshëm edhe vetë pas shpalljes “non grata” nga Amerika, Berisha kërkon guxim edhe tek te të rinjtë. “E shpëtojnë guximtarët, ata që e duan, ata që i dalin zot, e shpëtojnë ata si ju, që jeni të gatshëm të përballeni ballë për ballë, dhëmb për dhëmb me fundërrinat e regjimit të vjetër, me Edi Ramën, këtë bir xhelati që urren qenien shqiptare, që urren liritë e shqiptarëve, që urren dinjitetin e shqiptarëve”, u shpreh Berisha. Kreu i Partisë Demokratike deklaroi se është i bindur se rinia e vendit ka “të gjithë potencialin, të gjithë energjinë, entuziazmin, guximin, forcën për të shpëtuar këtë vend, për ta vendosur atë përsëri në rrugën e të ardhmes, në rrugën e dinjitetit kombëtar, në rrugën e integrimit euroatlantik”. Ai e ka qujatur rininë demokrate si atë rithemelimit të PD, revulicionit dhe të rivitalizimit. “Sot ne mblidhemi në këtë Kuvend, pasi ju, drejtuesit tuaj, anëtarët, anëtarët e PD-së, u shndërruat në fibrën më të fuqishme të rithemelimit të PD-së, të rivitalizimit të saj, u shndërruat në vis vitalis të atij revolucioni, që kishte dy qëllime madhore: shpëtimin e PD-së dhe shpëtimin e Shqipërisë. Ju vini krenarë, pasi keni realizuar me sukses të plotë misionin e parë. Ju vini krenarë dhe më të vendosur se kurrë, më të fuqishëm, më të motivuar në misionin e dytë, i cili është një mision i një rëndësie të jashtëzakonshme për të ardhmen e kombit shqiptar dhe Shqipërisë”, tha Berisha. Kreu i demokratëve ka folur edhe për qeverisjen e Edi Ramës të cilën e ka quajtur atë pushtim të brendshëm. “A do mundeni ju, me energjinë, me guximin, me përkushtimin tuaj, të shpëtoni Shqipërinë, e cila ndodhet në një rrokullisje të madhe, e cila përballet sot me pasoja të një pushtimi të brendshëm ndër më të egrit në historinë e ekzistencës tonë kombëtare. A do mund të shpëtoni ju sot Shqipërinë, e cila është sot, vendi, shoqëria më e adresuar, më viktimë e mafias shqiptare rajonale dhe botërore? Shtroj këtë pyetje, por bindja ime e thellë është se ju keni të gjithë potencialin, keni të gjithë energjinë, entuziazmin, guximin, forcën për të shpëtuar këtë vend, për ta vendosur atë përsëri në rrugën e të ardhmes, në rrugën e dinjitetit kombëtar, në rrugën e integrimit euroatlantik”, theksoi kreu i PD-së.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV