Beograd/ Protestë në mbështetje të serbëve të Kosovës, thirrje e këngë kundër shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qindra njerëz janë mbledhur të hënën në Beograd, për të protestuar “si shenjë mbështetjeje për serbët” në Kosovë.

Protesta është zhvilluar përpara Kishës Shën Sava. Thirrja për protestë është bërë e ditur në rrjetin social Telegram, te kanalet e disa organizatave të krahut të djathtë në Serbi.

Një prej organizatorëve – me maskë në fytyrë – i ka thënë audiencës se nuk dëshiron të bëjë të ditur identitetin, por është nga Kosova.

Ai i ka thënë turmës se nuk dëshiron “Asociacion të komunave me shumicë serbe” dhe që Kosova është pjesë e Serbisë.

Protestuesit kanë kënduar këngë për Kosovën dhe këngë nënçmuese për shqiptarët në Kosovë.

Ata kanë bërtitur “serbët dhe rusët, vëllezër përgjithmonë” si dhe “jo ndasive, Kosova është pjesë e Serbisë”.

Ata kanë bartur flamuj të Serbisë dhe Rusisë, si dhe mbishkrimet “Kosova nuk dorëzohet”.

Protestuesit kanë lëvizur edhe te rrugët e qendrës së qytetit, të cilat janë mbyllur për trafikun.

Ata e kanë djegur flamurin e Kosovës përpara Presidencës së Serbisë.

Protestuesit më pas kanë thënë se janë në pritje “të përgjigjes së shtetit”.

Protestat në Beograd janë mbajtur në kohën e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.

Disa serbë lokalë në veri të Kosovës, qysh më 10 dhjetor, kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Kjo ishte përgjigjja e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë.

Atij më vonë i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji.
Pantiq dyshohet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Lexo edhe :  Udhëzimet në rast krize në BE/ Ja çfarë parashikon plani europian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pret që misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, t’i largojë barrikadat në veri.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se edhe Policia e Kosovës i ka kapacitetet e duhura të veprojë në këtë drejtim.

Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje po ashtu thirrje për largimin e barrikadave.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “është i tronditur me deklaratat e disa zyrtarëve evropianë që kanë bërë thirrje për largimin e barrikadave”. “Askush prej Beogradit nuk i ka urdhëruar barrikadat”, ka thënë ai.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, ka konfirmuar ndërkohë se një patrullë e tij vëzhguese në Rudarë – pjesa veriore e Kosovës – është sulmuar me shok-bombë mbrëmjen e 10 dhjetorit nga, siç është thënë, persona të armatosur. Komuniteti ndërkombëtar e ka dënuar këtë sulm.

Sulme ka pasur edhe mbi Policinë e Kosovës, ashtu si edhe disa shkëmbime me armë zjarri.

Autoritetet e Kosovës kanë fajësuar “bandat kriminale”, të udhëhequra nga Beogradi.

Të fundit

Kredi me zero interes për administratën, 10 ditë afat!

Kanë mbetur edhe dhjetë ditë afat për të aplikuar në blerjen e banese me kredi zero nga punonjësit e...

Gjesti dhe Egli të përvëluar, flasin me njëri-tjetrin: Më merr malli të të kem në krevat

Gjesti ka diskutuar me Eglin për raportin e tyre: Gjendja është e rëndë. Egli: Jemi mirë kështu siç jemi por është e vështirë këtu në të...

Pse është mirë të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë

Ekspertët e gjumit këshillojnë që zgjimi në të njëjtën kohë çdo mëngjes pa marrë parasysh kur shkoni të flini dhe a punoni apo jo. Nëse...

Në Shqipëri do vijnë edhe emigrantët më të dhunshëm, 100 të parët transferohen nga Italia

Së shpejti, në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës do të mbërrijnë njëqind emigrantët e parë nga Italia. Qeveria italiane i ka dhënë dritën jeshile...

Integrimi Evropian, një dekadë në thuajse vendnumëro

Kryeministri Edi Rama dukshëm ka vendosur të bëjë fushatë me dy gjëra kryesore për zgjedhjet e 11 majit, në të cilat kërkon një mandat të katërt,...

Lajme të tjera

Web TV