“Kam luftuar për të. Kam luftuar fort për këtë ëndërr”. Kështu fillon mesazhi i sinqertë i Cristiano Ronaldos pas eliminimit të Portugalisë ndaj Marokut në çerekfinale të Botërorit “Katar 2022”. Me bilbilin e trefishtë, 7 portugeze iu drejtua dhomave të zhveshjes në lot, ndërsa kamerat e kanë ndjekur. Një nga imazhet që ky Botëror do të lërë për historinë e futbollit.
Pasi përjetoi një nga momentet më të vështira të gjithë karrierës së tij, Cristiano Ronaldo vendosi të përdorë rrjetet e tij sociale për të dërguar një mesazh që përfundoi duke bërë xhiron e botës… dhe që disa legjenda të sportit nuk e lanë pa e vënë re: Pelé, Lebron. James, Mbappe…
Dhe pikërisht admirimi i yllit francez ndaj Cristiano Ronaldos është mjaft publik, deri në atë pikë sa që në fëmijëri, dhomën e tij e kishte të mbushur me postera të futbollistit portugez. Francezi me numrin ’10’ i është përgjigjur postimit të pesë herë fituesit të “Topit të Artë” me tre “emoji” për të nderuar idhullin e tij: ai me kurorë, ai me duart falënderuese dhe ai me GOAT, duke iu referuar faktit se është më i miri i të gjitha kohërave.
Fotografia me tekstin, e cila ka ndikuar patjetër në grumbullimin e më shumë se 19 milionë pëlqimeve dhe gati një milion komenteve, tronditi botën e futbollit dhe krijoi polemika pas përgjigjes së francezit: “Ka harruar që luan me Messin”, “Messi nuk do të jetë i lumtur” dhe “Mbappé është vërtet ëndrra e PSG-së për ta quajtur CR7 më të mirin”. Këto ishin disa nga frazat më të përsëritura në postimin që Cristiano Ronaldo ndau në llogarinë e tij në Instagram. Komenti i Mbappé mori gjithashtu mbështetje masive… Vetëm tre “emoji”, komenti ka pasur pothuajse një milion pëlqime dhe 17.800 përgjigje.
Përgjigja e Kylian Mbappé nuk ishte e vetmja. “Faleminderit që na bëre të buzëqeshim miku im”, – i ka shkruar Pelé. “Legjenda”, i shkroi ylli i NBA-së, LeBron James. Vinicius Jr gjithashtu komentoi postimin e portugezit, duke vendosur tre “emoji”: atë me një fytyrë të trishtuar, duart falënderuese dhe një zemër të bardhë.