Shqiptarët të dytët në Europë pas zviceranëve, që vetë-ndihen më mirë me shëndet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët mund të jenë të pakënaqur me sistemin shëndetësor dhe ta paguajnë më shumë se të gjithë nga xhepi, por renditen populli i dytë në Europë, pas zviceranëve që perceptojnë se ndihen mirë me shëndet.

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, gati 83% (80.9) e shtetasve shqiptarë mbi 16 vjeç deklarojnë se vetë-perceptojnë se janë mirë ose shumë mirë me shëndet, nga 69% që është mesatarja europiane.

Shifra i referohet vitit 2020. Meshkujt e kanë këtë perceptim më të lartë, me 84.7% të tyre që pohojnë se ndihen mirë ose shumë mirë me shëndet, përkundrejt femrave me 80.9%.

Më mirë se shqiptarët vetë perceptojnë se ndihen vetëm zviceranët, me 83.3%. Edhe për Zvicrën shifra është e vitit 2020.

Në rajon, më keq ndihen serbët, me vetëm 63.6% të popullsisë që vetë perceptohet si mirë apo shumë mirë me shëndet, Mali i Zi me 70.3%, Maqedonia e veriut (76.6%). Të dhënat për Kosovën mungojnë.

Në fakt, vendi ka ende një popullsi relativisht të re në moshë. Shqipëria ka popullsinë e katërt më e re në Europë, me rreth 38 vjeç, pas Kosovës (30.5 vjeç- viti 2020), Turqisë (32.8) dhe Islandës (36.7).

Në rajon, popullsia me moshën më të vjetër është në Serbi (44 vjeç), ndërsa dhe shtetet e tjera si Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut po i afrohen kufirit të 40 vjeç.

Edhe të dhënat e Eurostat tregojnë se perceptimi i mirë për shëndetin është i lidhur me këtë ndjesi te moshat më të reja. 96.5% e grupmoshës nga 16-44 vjeç ndihet mirë me shëndet në Shqipëri, përkundrejt 88% që është mesatarja e Bashkimit Europian.

Por edhe 45.6% e të moshuarve mbi 65 vjeç deklarojnë se ndihen mirë, që është më e larta në rajon dhe mbi mesataren e BE-së prej 41%, por shumë më e ulët se në shtete si Zvicra (70%), Irlanda (68%), Holanda (64%), Suedia (64%).

Lexo edhe :  Harta e divorceve në 61 bashki! Shkalla më e lartë në jug, veriu mbetet më konservator

Si e vetë perceptojnë europianët shëndetin

Sipas Eurostat, në vitin 2021, në BE, pothuajse shtatë në dhjetë persona të moshës 16 vjeç e lart e vlerësuan gjendjen e tyre shëndetësore si të mirë ose shumë të mirë (69%). Perceptimi pozitiv i shëndetit ishte më i mirë tek meshkujt sesa tek femrat (72% e meshkujve krahasuar me 67% e femrave).

Ndër vendet anëtare të BE-së, përqindjet më të larta të popullsisë së moshës 16 vjeç e lart që e perceptojnë shëndetin e tyre si të mirë ose shumë të mirë u regjistruan në Irlandë (81%), përpara Greqisë (78%), Qipros dhe Luksemburgut (të dyja 77%) . Në anën tjetër të shkallës, Shtetet Anëtare të BE-së me përqindjet më të ulëta ishin Lituania (48%), Letonia dhe Portugalia (të dyja 50%).

Meshkujt kishin më shumë gjasa se femrat ta vlerësonin shëndetin e tyre si shumë të mirë ose të mirë në pothuajse të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së. Hendeqet më të mëdha shëndetësore gjinore u regjistruan në Letoni (9 pikë përqindje; pp), Rumani (8 pp) dhe Lituani (7 pp). Përjashtimi i vetëm ishte Irlanda, ku përqindja e femrave që raportuan se kishin shëndet të mirë ose shumë të mirë ishte pak më e lartë se pjesa e meshkujve (0.4 pp).

Në BE, në vitin 2021, përqindja e njerëzve që raportonin shëndet të mirë ose shumë të mirë u ul me moshën.

Hendeku shëndetësor gjinor u zgjerua me moshën: ai ishte më i ulëti për popullatat e moshës 16-24 vjeç dhe 25-34 vjeç (0,7 dhe 0,5 pp, respektivisht) dhe ishte më i larti për dy grup moshat më të vjetra: një hendek prej 6,3 pp për njerëzit e moshës. 75–84 vjeç dhe një hendek 5.0 pp për njerëzit e moshës 85 vjeç e lart. / Monitor

Të fundit

Eduard Zaloshnja: Koalicionet e PD-së në mijëvjeçarin e ri, 28.9% – 46.9%

Eduard Zaloshnja Nga zgjedhjet e viteve ’90, vetëm ato të vitit 1992 mund të konsiderohen zgjedhje normale. Dhe ato i...

Ekskursioni shndërrohet në tragjedi. Përmbyset autobusi me studentë, 10 viktima

Një ekskursion nga studentë dhe profesorë universiteti përfundoi në tragjedi të shtunën në Kolumbi, kur autobusi i tyre u përplas, duke vrarë të paktën...

Kuvendi i Kosovës tenton konstituimin për herë të 21

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë do të tentojnë sot për herë të 21 të konstituojnë Kuvendin. Deri më tani, deputetët...

U bë nënë për herë të dytë, Einxhel Shkira ndan copëza nga ditët e para të familjes 

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka publikuar në Instagram foto nga ditët e para të familjes me pjesëtarin me të ri, Kres. Einxhel Shkira zbuloi...

Optimizmi tejkalon pesimizmin, 51% e amerikanëve e shohin ekonominë si “të fortë”

Shumica e amerikanëve e shohin gjendjen e ekonomisë si “të fortë” për herë të parë në gati katër vjet. Të paktën kështu ka rezultuar...

Lajme të tjera

Web TV