Zyrtare/ Real Madrid siguron shërbimet e njërit prej talenteve më të mirë në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Real Madridi ka bërë goditjen e madhe, duke siguruar shërbimet e njërit nga talentet më të mëdhenj në botë, brazilianit Endrick.

Sulmuesi i talentuar brazilian ishte ndër më të kërkuarit nga top klubet evropiane, përfshirë Barcelonën, Chelsean, Bayern Munich, PSG, Manchester United e Juventus.

Megjithatë ishin Los Blancos që kanë siguruar shërbimet e sulmuesit të talentuar dhe tanimë e kanë zyrtarizuar afrimin e lojtarit.

16-vjeçari megjithatë do të mbetet te skuadra e tij Palmeiras deri në verën e vitit 2024, kur do t’i bashkohet gjigantëve spanjollë.

“Real Madrid CF, Palmeiras, Endrick dhe familja e tij kanë arritur një marrëveshje sipas së cilës lojtari do të jetë në gjendje t’i bashkohet Real Madridit kur të arrijë moshën e lejuar në korrik 2024”.

“Deri atëherë, Endrick do të vazhdojë stërvitjen e tij në SE Palmeiras. Lojtari në ditët në vijim do të udhëtojë drejt Madridit për të vizituar ambientet e klubit tonë”, thuhet në njoftimin e shkurtër të gjigantit spanjoll.

Përkundër se dy klubet nuk kanë zbuluar detaje të tjera, mediat në Spanjë dhe Brazil kanë arritur të gjejnë shumën që është paguar për brazilianin.

Gjithnjë sipas mediave spanjolle dhe atyre braziliane, Los Blancos janë pajtuar të paguajnë 35 milionë euro te Palmeiras për ta fituar garën për sulmuesin e ri.

Të fundit

Rama promovon bukuritë e Linit: Një nga perlat e historisë dhe turizmit kulturor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë pamje të veçantë me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook, duke...

Klaudius Ptolemaios – Mjeshtri i Universit dhe rrënjët e një emri

Viti 90 pas Krishtit – Në qytetin e Aleksandrisë, atëherë pjesë e provincës romake të Egjiptit, lindi një nga mendjet më të ndritura të...

Parashikimi i motit/ Temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius

Territori Shqiptar do të mbetet nën ndikimin e të nxehtit afrikan, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura shumë të larta, ku sërish goditen...

Shqiptarët të fiksuar me “Mercedes”, Durrësi kryeson numrin e autoveturave

Dy markat e makinave që dominojnë në Shqipëri ende vijojnë të mbeten gjermanet Volkswagen dhe Mercedes Benz. Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi botimin “Karakteristikat e...

Trump paralajmëron Iranin: Mund t’ju godasim sërish nëse është e nevojshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se SHBA mund të sulmojnë përsëri objektet bërthamore të Iranit, nëse situata e kërkon një...

Lajme të tjera

Web TV