Marash Kumbulla drejt largimit nga Roma, dy oferta vijnë për mbrojtësin shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marash Kumbulla pritet të largohet nga Roma gjatë afatit kalimtar të janarit.

Qendërmbrojtësi shqiptar nuk ka pasur hapësira këtë edicion, ku ka luajtur vetëm 49 minuta në katër ndeshje, tre në Serie A dhe një tjetër në Ligën e Evropës.

Kumbulla është pjesë e Romës që nga shtatori i vitit 2020, por pa arritur të lëjë gjurmë te verdhekuqtë.

Calciomercato ka raportuar se trajneri i Romës, Jose Mourinho ka dhënë dritën jeshile që mbrojtësi shqiptar të largohet gjatë janarit, pasi nuk llogarit në shërbimet e tij.

Torino mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me mbrojtësin shqiptar, pasi trajneri Ivan Juric e pëlqen shumë shqiptarin ku dyshja kishin punuar së bashku më parë te Verona.

Në garë për reprezentuesin e Shqipërisë është edhe skuadra franceze OSC Lille, ku në rast transferimi në Ligue 1, te kjo skuadër Kumbulla do ta gjente bashkëkombësin e tij Edon Zhegrova.

22-vjeçari është i gatshëm për tu larguar nga Roma, derisa verdhekuqtë duan rreth 15 milionë euro për ta lënë të lirë.

Të fundit

Këshilltari amerikan i fushatës së PD: S’kam parë askënd të punojë kaq shumë sa Berisha

Këshilltari kryesor i Chris LaCivita për fushatën e Partisë Demokratike në Shqipëri, Philip Griffin ishte i pranishëm në takimin...

Mbante me forcë bashkëjetuesen italiane, përfundon në pranga 27-vjeçari në Fier

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast Reaction”. Operacioni, rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet Policisë së Fierit, Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në...

Lady Gaga thyen rekorde: Mbi 2 milion njerëz ndjekin live koncertin e saj në Rio

Më shumë se dy milionë njerëz morën pjesë në një koncert falas të Lady Gaga-s në plazhin Copacabana në Rio de Janeiro, sipas zyrtarëve...

Vladimir Putin paralajmëron Ukrainën: Nëse na sulmoni sërish, Kievi nuk do ekzistojë më

Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, ka njoftuar një paralajmërim të ashpër ndaj Ukrainës. Në njoftimin e tij, Medvedev ka thënë se...

Marrëveshja me Italinë për pensionet zbatohet nga qershori, si do të kryhet përllogaritja

Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kontributeve për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë pritet të hyjë në fuqi dhe nis nga zbatimi në muajin...

Lajme të tjera

Web TV