Vuçiç kërkoi futjen e trupave serbe në Kosovë, reagon KFOR: Po shqyrtojmë kërkesën, por..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se ka pranuar kërkesë nga Serbia lidhur me dislokimin e deri 1.000 trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë.

“Aktualisht jemi duke e shqyrtuar” këtë kërkesë, u tha në përgjigjen e KFOR-it dërguar Radios Evropa e Lirë.

“KFOR vazhdon të jetë jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë të përmbushë misionin e tij që derivon nga Kombet e Bashkuara”, shtoi ky mision.

Më 15 dhjetor, autoritetet në Serbi bënë të ditur se kanë vendosur që t’i drejtohen KFOR-it me kërkesë për dislokimin e trupave në Kosovë.

 

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se është e qartë se kërkesa do të refuzohet.

Serbia këtë kërkesë e ka bërë duke u thirrur në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, teksa tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur ditëve të fundit.

Edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç, ka konfirmuar se KFOR-it i është dorëzuar kërkesa për dërgimin e deri në 1.000 trupave të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.

“Para pak kohësh e njoftova presidentin e Republikës dhe kryeministren se Forcat e Armatosura të Serbisë, gjegjësisht Komisioni për Zbatimin e Marrëveshjes Ushtarako-Teknike të Kumanovës pranë Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, ka dorëzuar këtë në mëngjes, para orës 11:00, në vijën administrative afër Merdarit, në formë të shkruar, vendimin e Qeverisë”, së Serbisë, u tha në njoftimin e lëshuar nga Vuçeviç, ku u shtua se janë dërguar të gjitha dokumentacionet e nevojshme.

Kërkesa e Serbisë vjen në kohën e rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Që nga 6 dhjetori janë regjistruar disa incidente me armë zjarri, granata dore dhe shok bomba.
Më 10 dhjetor, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb, disa serbë lokalë ngritën barrikada, duke bllokuar rrugët kryesore që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën me Serbinë.

Lexo edhe :  VIDEO: Trazira në burgun e Korfuzit me shqiptarë, të burgosurit u vënë flakë dyshekëve

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë ka thënë se Uashingtoni “në mënyrë kategorike” është kundër dërgimit të trupave serbe në Kosovë.
Ndërkaq, ish-zyrtari i NATO-s, Jamie Shea, tha se është i bindur se Serbisë nuk do t’i aprovohet kërkesa për kthimin e ushtarëve dhe policëve në Kosovë, megjithatë shprehet i kënaqur që të paktën Serbia ka vendosur të bëjë kërkesë dhe jo të veprojë në mënyrë unilaterale.

“Është më mirë që Serbia, publikisht dhe në mënyrë transparente, i ka kërkuar KFOR-it t’i kthejë trupat në Kosovë e jo ta bëjë këtë në mënyrë unilaterale, apo sekrete, pasi kjo do të ishte ekstremisht provokuese në rrethanat aktuale”, thotë Shea për Radion Evropa e Lirë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se paralajmërimet për dislokimin e trupave serbe në Kosovë janë “kërcënim me agresion” nga Serbia. Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se nuk do të ketë më ushtarë dhe policë serbë në territorin e Kosovës.

Të fundit

Festë, traditë dhe promovim i turizmit malor në 17 vjetorin e Parkut Kombëtar Shebenik

Në zemër të Parkut Kombëtar Shebenik, në Fushë-Studën, një prej vendeve më të bukura dhe të paprekura të Shqipërisë...

Kërcënimet për Zvicrën vijnë edhe nga bandat e Shqipërisë dhe të Kosovës!

Në një intervistë për gazetën “NZZ am Sonntag”, Eva Wildi-Cortés, drejtore e re e policisë federale të Zvicrës, paralajmëron mbi rreziqet që i kanosen...

Një rrëfim zemre/ Edlira Çepani prek me fjalët për Gertin që s’është më

E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, aktivistja për të drejtat e njeriut, Edlira Çepani, ndau një nga momentet më të ndjeshme dhe personale...

PROFIL/ Kush ishte regjisori Piro Milkani, i njohur për komedinë ‘Zonja nga Qyteti’

Sot, në moshën 86-vjeçare, u nda nga jeta një nga emrat më të rëndësishëm të kinematografisë shqiptare, regjisori dhe operatori i mirënjohur Piro Milkani Jeta dhe rruga...

“Jeta pas BBV ka ndryshuar 100%”, Rozana Radi zbulon për çfarë e kritikoi partneri

Këngëtarja u shpreh se jeta i ka ndryshuar për mirë 100% pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Po ashtu ajo zbuloi kritikat...

Lajme të tjera

Web TV