Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, vjen reagimi nga Ambasada Amerikane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada e SHBA përgëzon Altin Dumanin për zgjedhjen si Kryeprokurori i ardhshëm i SPAK.

‘’ Të tre kandidatët – zoti Dumani, Adnan Xholi dhe Edvin Kondili – janë shumë të kualifikuar dhe meritojnë respekt të plotë në përpjekjet e tyre. Presim me kënaqësi të punojmë ngushtë me të gjithë ata.
Për të çuar përpara Memorandumin e Presidentit Biden në Përcaktimin e Luftës kundër Korrupsionit si një Interes Thelbësor i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara (qershor 2021), ne do të vazhdojmë të mbështesim zbatimin e reformës në drejtësi. Presim me kënaqësi të mbështesim zotin Dumani dhe SPAK-un ndërsa ata vazhdojnë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Puna e SPAK-ut duhet të vazhdojë të demonstrojë që askush nuk është mbi ligjin. Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund. Reforma në drejtësi nuk është vetëm një kusht për anëtarësimin në BE, është një kërkesë e drejtë e popullit shqiptar. Shtetet e Bashkuara do qëndrojnë gjithnjë krah popullit shqiptar.
Falënderojmë Këshillin e Lartë të Prokurorisë për një proces përzgjedhës i cili pati qëllim të siguronte integritetin e procesit. Është thelbësore për institucionet e drejtësisë që të veprojnë me integritet, pa frikë apo favore.
Vlerësojmë shumë zotin Kraja për udhëheqësinë dhe përkushtimin e tij si Kryeprokurori i SPAK. Ai vendosi themele të forta mbi të cilat pasardhësit e tij mund të ndërtojnë.’’ shkruan Ambasda e SHBA

Të fundit

Vuçiç: Kemi ushtri të pakrahasueshme, nuk na sulmojnë dot më

Zhvillimet në botë kanë alarmuar Aleksander Vuçiç, i cili prej ditësh ka në fokus të daljeve publike vetëm fuqizimin...

Rinumërimi i votave, në kuti nuk gjendet djalli!

Nga Sebi Alla Ndërsa janë rinumëruar rreth 40 për qind të votave të qarkut Tiranë, rezultatet nuk ndryshojnë, as në mandate, por as edhe në...

Iran-Izrael, a ka rrezik rrezatimi në Shqipëri?

Pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe sulmeve ndaj objekteve të ndjeshme në Iran, qytetarët kanë ngritur shqetësime për rrezikun e mundshëm nga rrezatimi....

Shpërdorim në tendera, GJKKO dënon 3 zyrtarë të Bashkisë Kurbinit

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar 3 zyrtarë të Bashkisë së Kurbinit për shkelje tenderash dhe falsifikim dokumentesh. Në...

Beleri: “Kam vendosur të jem i dobishëm për Shqipërinë”

Kam vendosur të jem i dobishëm për Shqipërinë duke thënë të vërtetën siç e shikoj. Kështu u shpreh në A2 CNN, eurodeputeti Fredi Beleri,...

Lajme të tjera

Web TV