Atentati me 2 viktima, kush janë shqiptarët që u vranë me breshëri plumbash në Athinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy viktima dhe një e plagosur është bilanci i atentatit mafioz, që tronditi Athinën mbrëmjen e djeshme, kur një person me kapuç dhe maskë në fytyrë qëlloi me breshëri ndaj dy shqiptarëve 41 dhe 44- vjeç që ishin ulur në lokal.

Ekzekutimi ndodhi në një lokal qendror në Nea Zmirni në Greqi. 41-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje pasi u qëllua me dy herë armë zjarri në kokë, ndërsa 44-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Kryqit të Kuq në Athinë.

Mediet greke raportojnë se e plagosura 31 vjeç, e cila punonte në lokalin ku ndodhi atentati është shtruar në spitalin e Kryqit të Kuq.

Ndërsa autori nuk është kapur ende. Policia po punon për kapjen e ti. Dyshohet të jetë me origjinë shqiptare. Pista kryesore që po herton policia është ajo e larjes së hesapeve.

Kush janë viktimat?

Siç raportojnë mediet greke, njëri nga dy viktimat njihej për veprimtarinë e tij lokalet dhe baret e natës. Ai punonte si truprojë në magazinat e natës, ndërsa koordinonte një rrjet banditësh. Nuk ka ende informacione për rrjetin që ai drejtonte.

41-vjeçari është me precedentë penalë për drogë, armë dhe grabitje. Ndërsa sa i përket shqiptarit tjetër, mediat shkruajnë se ai kishte angazhuar autoritetet për rastet e drogës.

Por çdo gjë tregon se etentati kja të bëjë me larje hesapesh, pasi 41-vjeçari rezulton të jetë persona i implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike. Sipas burimeve kohët e fundit viktima ndërronte shpesh automjete, herë përdorete makina të shpejta e herë motorë të mëdhenj.

Nga videoja që kanë publikuar mediat greke, autori mban një maskë dhe një kapuç në kokë për të fshehur tiparet e tij. I pa shqetësuar nga klientët e tjerë aty, ai hyn brenda lokalit dhe hap zjarr ndaj shqiptarëve dhe më pas arrin që të largohet në këmbë.

Lexo edhe :  Lapaj: KAS pranon dorëheqjet te partia e Tomë Doshit, kurse neve jo

Sipas të dhënave, ekzekutimi ka ndodhur brenda 4 sekondave. Sulmuesi ka qëlluar gjithsej 7 herë. Autori rezulton të jetë një profesionist, pasi mënyra se si e ka kryer ekzekutimin ka qenë e saktë dhe e shënjestruar.

Të fundit

Luftrat Bizantino-Normane: Rrethimi i Barit dhe rënia e ndikimit bizantin në Perëndim

Në vitin 1068, Normanët nisën rrethimin gati trevjeçar të Barit – qyteti i fundit i rëndësishëm nën kontrollin bizantin...

Horoskopi ditor, 5 Gusht 2025

Dashi Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni momentin për t’u rikthyer në...

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg për mosrespektimin e vendimeve të...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Lajme të tjera

Web TV